Europa League nisi këtë të mërkurë fazën e 1/8 me eliminim direkt. Në stadiumin "Jose Alvalade" të Lisbonës, Sporting dhe Atalanta barazuan 1-1 në aktin e parë dhe lënë gjithçka të hapur për duelin e kthimit një javë më vonë.
Dueli u zhbllokua pas 17 minutash nga vendasit, me Paulinho (VIDEO) që realizoi pas pasimit final të Trincaos. Miqtë e Gasperinit u përgjigjën me Scamaccan në të 39 minutë, me sfidën që u mbyll me këtë shifra.
Në këtë duel 90 minuta luajti edhe Berat Gjimshiti te Atalanta, me kapitenin e Kombëtares që u ndëshkua me karton të verdhë.