Festa e Ajax

Europa League/ Roma dhe Tottenham harrojnë fitoren, Ajax shënon pesë gola! Man. United fiton pa ten Hag, kryeson Lazio

8 Nëntor, 08:32| Përditesimi: 8 Nëntor, 08:34

  • Share

Europa League zhvilloi mbrëmjen e së enjtes 17 ndeshjet e raundit të katërt. Nuk mund të mungonin surprizat në këto përballje, me Lazion që prin klasifikimin me pikë të plota.

Në Stamboll vendasit e Galatasaray fituan 3-2 kundër Tottenham, me dopietën e Osimhen dhe Akgun. Tri pikë edhe për Ath. Bilbao në udhëtim. Befasi në Bruksel, me Royale Union që barazoi 1-1 kundër Romës. Miqtë kaluan në epërsi me Mancinin, për t'u barazuar nga Mac Allister.

Edhe në Holandë AZ Alkmaar befasoi 3-1 Fenerbahcen e Mourinhos. Në Manchester, United fitoi 2-0 kundër PAOK për të vijuar serinë e mirë pas shkarkimit të ten Hag. Dopieta e Diallo vendosi ndeshjen në pjesën e dytë.

Në "Olimpico" të Romës ishte Lazio që fitoi 2-1 kundër Portos. Romagnoli dhe në limite Pedro dërgojnë italianët në krye të renditjes pas katër ndeshjeve në fazën e ligës së Europës.

Rezultatet:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?