Europa League

Sport

Europa League/ Roma sot në transfertën baske, Ajax në Gjermani! United dhe Tottenham kërkojnë përmbysjen

13 Mars, 14:54| Përditesimi: 13 Mars, 14:55

  • Share

Europa League luan këtë të enjte tetë ndeshjet e kthimit për fazën e 1/8-ave. Në fund të tyre do mësohen edhe skuadrat çerekfinaliste, me garën që është e fortë.

Duke nisur nga ora 18:45 Roma ka një udhëtim të vështirë në Spanjë, aty ku Bilbao do kërkojë përmbysjen. Përmbysjen e kërkon edhe Ajax që luan në Frankfurt kundër Eintrachtit.

Lazio pret në "Olimpico" çekët e Plzen, me italianët që mjaftojnë të ruajnë avantazhin e ndeshjes së parë. Detyrë të vështirë ka Olympiacos, që në Pire pret Bodo/Glimt, me norvegjezët që kanë fituar me tre gola në sfidën e parë.

Me fillim nga ora 21:00 Lyon duket se ka prekur fazën e radhës. Detyrë të vështirë do kenë Manchester United, Fenerbahce dhe Tottenham.

Europa League, raundi 1/8 - Ndeshjet e kthimit - E enjte, 13 mars 2025

18:45

Athletic Bilbao - Roma (1-2)

Eintracht Frankfurt - Ajax (2-1)

Lazio - Plzen (2-1)

Olympiacos - Bodo/Glimt (0-3)

21:00

Lyon - FCSB (3-1)

Manchester United - Real Sociedad (1-1)

Rangers - Fenerbahce (3-1)

Tottenham - AZ Alkmaar (0-1)

*në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?