Europa League është në fazën play-off dhe mbrëmjen e 13 shkurtit u luajtën ndeshjet e para ku nuk munguan surprizat.
Në "Do Dragao" portugezët e Portos barazuan 1-1 kundër Romës dhe lënë gjithçka të hapur për kualifikimin në ndeshjen e kthimit, një javë më vonë në "Olimpico". Celik në shtesën e pestë të pjesës së parë kaloi në epërsi italianët, ndërsa Moura në minutën e 67-të barazoi shifrat. Miqtë e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Cristante.
Surprizë në Holandë, aty ku AZ Alkmaar mposhti 4-1 Galatasarayn. Mijnans, Parrott, Clasie dhe Uolfe shënuan për vendasit, teksa Sallai barazoi përkohësisht në pjesën e parë për turqit.
Sukses për Fenerbahcen e Mourinhos që mposhti 3-0 Anderlechtin në Stamboll. Tadic, Dzeko dhe En Nesyri ishin autorët e golave. Fitore edhe për Ferencvaros, Real Sociedad, Ajax, Steauan e Bukureshtit dhe Tuenten.
Europa League, faza play off - Ndeshjet e para:
Komente
