Europa League/ Sonte në fushë Juve, Roma, United dhe Arsenal! Në Conference League debutojnë në 1/8 arbitrat shqiptarë

9 Mars 2023, 11:54| Përditesimi: 9 Mars 2023, 13:56

  • Share

Juventus pret sot në Torino Freiburg për ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Europa League, me italianët të cilët e shohin këtë kompeticion si mundësinë për të arrirë Championsin sezonin e ardhshëm. Trajneri i ‘zonjës së vjetër’ Allegri thotë se ekipi ‘duhet të marrë një avantazh në ndeshjen e parë, pasi e pret më pas një përballje shumë e vështirë në Gjermani’. Sakaq trajneri i Freiburg ka dashur ta kalojë presionin te italianët, duke u shprehur se ‘ata janë favoritë’.

Ndryshe nga Juventusi që nis në orën 21:00, në orën 18:45 Roma do të presë në Olimpico Real Sociedad. Trajneri Mourinho thotë se ‘spanjollët janë një skuadër me kualitete të mëdha dhe një strateg të madh si Alguacil’.

Ndërkohë po në orën 18:45 do rikthehet të luajë në Europa League Arsenali, që sot përballet në transfertë kundër Sportingut të Lisbonës të ardhur nga Championsi. Për këtë ndeshje të parë londinezët vijojnë të kenë të dëmtuar Elneney-n, Trossard dhe Gabriel Jesus, ndërsa Nketiah është në pikëpyetje. Sakaq në fushë në orën 21:00 pas eliminimit të Barcelonës do zbresë edhe Manchester United. ‘Djajtë’ që u poshtëruan 7-0 nga Liverpool-i presin në shtëpi spanjollët e Betis, një kundërshtar relativisht i vështirë. Gjithsesi me mjaft interes pritet për t’u parë edhe reagimi i tifozëve vendas ndaj lojtarëve.

Po sot do të nisë edhe faza e 1/8 e Conference League ku në sfidën Fiorentina-Sivasppor do arbitrojnë një katërshe gjyqtarësh nga Shqipëria. Për herë të parë në këtë nivel arbitër kryesor do jetë Enea Jorgji, i mbështetur nga anësorët Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Arbitër i katërt do jetë Juxhin Xhaja.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?