Manchester United, Basel dhe Bayer Leverkusen prenotojnë çerekfinalet e Europa League. Nga 6 ndeshje të luajtura mbrëmë 4 prej tyre u zhvilluan pa tifozë. Manchester United mposhti në Austri Lask Linz 5-0 dhe hipotekon kualifikimin. Ighalo zhbllokoi shifrat në pjesën e parë ndërsa në fraksionin e dytë erdhën edhe katër golat e tjerë me autorë James, Mata,Greenwood dhe Pereira.
Basel i Taulant Xhakës bëri një goditje të madhe në transfertë në Gjermani pasi mposhti 3-0 Eintraht Frankfurt dhe prenoton kalimin mes 8 më të mirave të Europa League. Samuele Campo, Kevin Bua dhe Fabian Frei ishin autorët e golave.
Fitore të rëndësishme në transfertë siguroi edhe Bayer Leverkusen që mposhti në Skoci Rangers 3-1 me golat e Haverts, Aranguiz dhe Bailey.
Festë pati në Stamboll pasi Istanbul Basaksehir mposhti 1-0 Copenhagen me golin e Edin Visca.
Në barazim u nda ndeshja në Pire mes Olympiacos dhe Wolves ku El Araby kaloi në epërsi grekët por anglezët barazuan me Pedro Neto.
Fitoi në transfertë edhe Shakhtar Donetsk në transfertë 2-1 ndaj Wolfsburg./Përgatiti Andi Kapxhiu