Muaji korrik ashtu edhe si qershori do të jetë i thatë dhe me temperatura të larta. Kështu tha Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave tha në ‘Sot Live në Shqipëri’.
“Pritej që ditën e sotme temperatura maksimale të arrinte vlerën 39 gradë Celcius, kryesisht në zonat e ulëta. Ndërkohë nga dita e nesrëme do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave maksimale. Maksimalet e ajrit nuk priten ta kalojnë vlerën 36 gradë në zonat e ulëta”, tha Gjoni.
Më tej ajo shtoi se zonat ku termometri shënon vlerat maksimale janë Fieri, Kuçova, Berati, Elbasani, Tirana, Shkodra e Lezha.
Shkenctarët thonë se i nxehti që ka ‘pushtuar’ Europën ka ardhur si pasojë e ngrohjes globale.
Organizata Botërore Meteorologjike tha se bota do të duhet të mësohet të jetojë me normalitetin e ri të valëve ekstreme të të nxehtit, të cilat do të ndodhin më shpesh dhe do të jenë më intensive me kalimin e kohës.
Komente
