Bota

Europa, Rusia dhe SHBA drejt një lufte diplomatike, mbi 20 shtete dëbojnë diplomatët rusë

30 Mars 2018, 14:56| Përditesimi: 30 Mars 2018, 17:12

  • Share

Një luftë diplomatike ka përfshirë, Europën, Rusinë dhe SHBA- në, pas dëbimit të diplomatëve rus nga më shumë se 20 vende I diplomatëve rus për shkak të helmimit të ish- spinunit Rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Julia në britaninë e Madhe.

Rusia ju kundërpërgjigj ditën e djeshme dëbimit të biplomatëve rus nga SHBA- ja duke larguar 60 diplomat amerikan dhe duke mbyllur konsullatën Amerikane në Shën Peterburg. Administrata Trump ka reaguar se nuk kishte asnjë justifikim  nga ana e Rusisë për të dëbuar diplomatët amerikan, si dhe ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të qëndronin duarkryq.

Nga ana tjetër ministri I Jashtëm I Rusisë, Sergei Lavrov, është shprehur se ndaj të gjitha vendeve të cilët kanë larguar diplomatët rus, do të respektohej parimi I reprocitetit, I cili nënkupton largimin e aq diplomatëve të secilit vend sa diplomat rusë kanë larguar.

Më shumë se 20 vende kanë larguar diplomat rus, mes tyre edhe shqipëria, ku ministria e Jashtme ka thirrur ambasadorin rus në Shqipëri, për t’I komunikuar shpalljen si persona të padëshiruar të dy diplomatëve rus në shqipëri, Sekretari e Parë të ambasadës, Aleksey Balashov dhe Vladislav Filippov, atasheh ushatarak,  me argumentin se aktiviteti i tyre nuk justifikonte statsin e diplomatit.

Ambasadori rus, Karpushin, reagoi menjëherë pas bërjes publkc të emrave të diplomatëve të shpallur non- grata, duke kërkuar sqarime nga ministria e jashtme se pse ishin bërë public emrat. Ndërkohë sipas deklaratës së bërë nga ministri I Jashtëm I Rusisë, Sergei Lavrov për respektimin e parimit të reprocitetit, pritet që Rusia të largojë dy diplomatët shqiptar nga ambasada shqiptare në Rusi.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?