Foto ilustruese

Europa shenja për një stinë të vështirë nga COVID-19/ Madridi, Parisi dhe Londra rikthejnë një pjesë të kufizimeve

5 Tetor 2020, 11:31| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 11:36

  • Share

 

Vetem Franca gjatë fundjavës regjistroi 30.000 të infektuar dhe rastet e reja kane alarmuar Evropen e cila ka nisur masat e reja kufizuese.

Autoritetet shëndetsore në Paris kanë njoftuar se nga nesër restorantet do të funksionojnë me protokoll të ri shëndetësor,  orë të shkurtuara pune dhe rregulla të tjera për klientët. Qytete të tjera në Francë si Lille, Lyon, Grenoble dhe Toulouse rrezikojnë kthimin e kufizimeve.

Në Mbretërinë e Bashkuar  pothuajse një e treta e popullsisë prej 66 milionë banorësh të vendit është nën masa më të forta lokale të izolimit.

Spanja ka vendosur Madridin dhe rajonin përreth tij - një zonë me më shumë se 6 milionë njerëz - në bllokim të pjesshëm. Për shkak të rritjes së theksuar të rasteve, qeveria çeke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke filluar nga 5 tetori me masa të reja kufizuese.

Ndërkohë që Irlandë mund të behët shteti i dytë pas Izraelit që mund të futet një bllokim të dytë pasi autoritetet shëndetësore, i kanë kërkuar qeverisë që rikthejë izolimet për 4 javë pasi ditët e fundit ka pasur një rritje të theksuar të rasteve.

Gjermania  në krahasim me shtetet evropiane edhe tani vazhdon të tregojë një shkallë të lartë përmbajtje dhe ka nivele më të ulëta infeksionesh

.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?