Europarlamentari grek Manolis Kefalogiannis

Politikë

Kreu i delegacionit të PE përgëzon Ramën për 25 prillin: Zgjedhje të mirëorganizuara, procesi i qetë! Hap drejt pranimit tuaj në BE, ju mbështesim

10 Maj 2021, 20:04| Përditesimi: 10 Maj 2021, 22:58

  • Share

Kryetari i Delegacionit të PE në Komitetin e Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, Manolis Kefalogiannis, ka uruar dhe përgëzuar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Teksa i konsideron zgjedhjet të qeta Kefalogiannis vlerëson se procesi i ishte i mirëorganizuar pavarësisht sfidave të paraqitura nga legjislacioni zgjedhor i rishikuar neë kohë pandemie.

Kefalogiannis shton se organizimi i suksesshëm i këtij procesi zgjedhor është një hap i rëndësishëm drejt pranimit të vendit tonë në BE, ndërsa thekson se Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE. Në letër, Kefalogiannis shkruan se dita e zgjedhjeve ishte një ditë e qetë dhe pozitive teksa përshëndet edhe shqiptarët për pjesëmarrjen paqësore.

"I dashur Z. Rama, Unë do të doja t'ju përgëzoja ngrohtësisht për procesin e mirë-organizuar zgjedhor, i cili përfundoi në një ditë të qetë dhe pozitive të zgjedhjeve parlamentare në 25 Prill 2021. Unë do të doja ta zgjas me urime për popullin e Shqipërisë për pjesëmarrjen e tyre paqësore në këto zgjedhje.

Më lejoni të vlerësoj organizimin e mirë të zgjedhjeve parlamentare pavarësisht sfidat e paraqitura nga një legjislacion zgjedhor i rishikuar në kontekstin e një pandemie globale. Organizimi i suksesshëm i këtij procesi zgjedhor është një hap shumë i rëndësishëm në rrugën drejt pranimi i vendit tuaj në Bashkimin Evropian, një hap që duhet të ndiqet nga zbatimin e plotë të rekomandimeve të formuluara nga Misioni OSBE-ODIHR.

Ju mund të jeni të sigurt se Parlamenti Evropian mbështet dhe do të vazhdojë të mbështesë Shqipëria në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Si Kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian në Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, unë jam duke kërkuar përpara për të vazhduar bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe të frytshëm me Parlamentin e sapo zgjedhur", shkruan ai.

Më herët edhe SHBA ka njohur rezultatin e 25 prillit, duke i cilësuar këto zgjedhje si legjitime. I njëjti vlerëism më herët ka ardhur edhe nga ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuti Kim e cila tha se fushata e opozitës ishte e fortë që i dha zë shumëkujt dhe frymëzoi shpresë, teksa përgëzoi për fitoren kryeministrin Edi Rama. 

Komento

Komente

  • Pencionisti: 11/05/2021 00:49

    Me siguri ky ka marre nje peshqeshi te mire nga rilindja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?