Që prej fillimit të grumbullimit me kombëtaren futbollistët e Francës e ka në të ndalur të takojnë persona te tyre të dashur dhe për rrjedhojë të bëjnë seks. Për këtë gjendje që zgjat nga fundi i majit askush nuk është ankuar, por pëshpërimat kanë nisur.
Vetë Griezman për këtë çështje ka deklaruar: ‘Është e vështirë për të gjithë, lojtarët dhe stafin, por duhet të pranohet. Në nuk mund të prekim askënd, madje as anëtarët e familjes’.
Këto masa nuk janë marrë për shkakun e të qenurit në formë, edhe pse kjo çështje gjithmonë ka patur diskutim, por sepse duhet të shmanget çdo kontakt për shkak të koronavirusit. Më shumë se Griezman një anëtar i stafit të kampionëve të botës për ‘Le Parisien’ ka ngritur zërin:
“Një pjesë e madhe e futbollistëve tanë janë rreth të 20-at, dhe nuk i mbetet gjë tjetër vetëm për të bërë metodën ‘manuale’. Është shumë e vështirë që të qëndrosh pa puthur apo përkëdhelur personin tënd të dashur.”