Sporti i mundjes është duke zhvilluar Kampionatin Europian në Zagreb të Kroacisë. Shqiptari i natyralizuar, Islam Dudaev është eliminuar në raundin e 1/16. Në peshën deri në 65 kilogramë dhe në stilin e lirë, çeçeni u mund me rezultatin 5-2 nga azerbajxhanasi Ali Rahimzada. Në raundin e parë sportisti kuqezi ia doli të fitojë 5-0 kundër grkut Georges Pildis.
Në peshën deri në 61 kilograëm për një medalje europiane gjithçka pritet nga sportisti kuqezi Zelimkan Abakarov, që garon me petkun e kampionit të Botës në mundjen e lirë. Në të njëjtin stil në peshën 125 kilogramë konkurron Paris Karepi.
Mundja klasike apo greko-romake, do të ketë përfaqësuesit e saj, të cilët janë Bajram Sina në peshën 60 kilogramë dhe Kevin Kupi në peshën 77 kilogramë. E për herë të parë, Shqipëria në mundje përfaqësohet në një Europian dhe me të rriturat, ndërsa në peshën 68 kilogramë konkurron Albina Drazhi.
Cuditshme shqiperia asnjeher ska konkuruar ne arene nderkombetare ne mundje dhe tani shpresat i kemi tek azeret megjithese shume cmime te bujshme te dhena per ish mundesite tane pa asnje eksperience nderkombetare jo me qe per medalje ne ate kohe s’u bete fjale.
Përgjigju