Daniel Godelli

Europiani/ Godelli dhe Ramadani zhgënjejnë në peshëngritje

21 Prill 2023, 14:43| Përditesimi: 21 Prill 2023, 14:44

  • Share

Kampionati Europian i Peshëngritjes në Armeni ka mësuar disa nga verdiktet e tij. Ndryshe nga garat e tjera, sportistët nga Shqipëria kanë zhgënjyer teksa vendin më të mirë e ka zënë Erkand Qerimaj, që është renditur në vendin e pestë.

Nga ana tjetër, Daniel Godelli dhe Kristi Ramadani kanë zhgënjyer në garat e tyre. Godelli vazhdon serinë e rezultateve të dobëta në arenën ndërkombëtare, duke i dështuar të tria provat në stilin e shkëputjes, respektivisht me 150, 151 dhe 152 kg. Më pas në stilin e shtytjes nuk mori pjesë, për të mbyllur një Europian zhgënjyes në Jerevan.

Në Baterinë B konkurroi edhe Kristi Ramadani, i cili ndonëse larg zonës së medaljeve, bëri një paraqitje më të mirë. Ramadani regjistroi 142 kg në shkëputje, duke u klasifikuar në vend të nëntë. Në shtytje ngriti 175 kg për t’u klasifikuar i teti. Ndërsa me 317 kg e përfundoi dygarëshin në vendin e tetë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?