Kombëtarja shqiptare nuk është më në Europian tani që mbaroi faza e grupeve. Megjithatë, 3 ndeshjet në grupin B, lanë gjurmë të thella, kjo edhe falë tifozëve kuqezi që mbushën qytetet gjermane me vërshimin e tyre.
Gazetari Ernest Koçi i cili ishte pranë kombëtares në Gjermani dha më shumë detaje në ‘Studio Live’ lidhur me Europianin e kuqezinjve.
Për Arbër Hitajn, gazetari u ndal tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho. Sipas Koçit, tashmë pritet që braziliani të largohet nga kombëtarja me kontratën që i skadon në fillim të korrikut dhe me interesimin e shtuar për të edhe nga Spanja.
'Ka thënë gjithnjë që nuk është momenti për të folur për këtë pjesë. Por ofertat nuk mungojnë. Në konferenca e Sylvinhos ka patur interes të jashtëzakonshëm nga gazetarët spanjoll. Edhe Sylvinho e rrezatonte këtë interes. Fliste në gjuhën spanjolle. Mund të jetë një mesazh. U shpreh në këtë drejtim. Që nëse ka pagë të lartë, ne dorëzohemi. Por duke qenë se nuk ka rinovuar e shoh të vështire. Kur erdhi më Shqipëri tha se e shoh veten pjesë të projektit. E shoh si hap që po merr kohën dhe do largohet. Nga indiciet që kam them se Sylvinho e ka mbyllur me Shqipërinë.'
Më tej, gazetari u ndal edhe tek dy lojtarët, Broja dhe Hoxha. Sipas Koçit, Broja kishte një shqetësim të vogël përpara takimit me Spanjën dhe ka neglizhuar në stërvitjen e fundit.
'Broja ka neglizhuar në stërvitje. Vetë kërkoi një ditë para ndeshjes mos stërvitej. Manaj e nisi si titullar pavarësisht se Sylvinho bëri prova në stërvitje për ta nisur me Brojën. Të gjithë flasin për të. Driblimet ishin të jashtëzakonshme. Te Dinamo Zagrebit ka shkëlqyer. Shqipërisë i mungon një futbollist, do na bëjë shumë punë në vijim.'