RUMANI - Në Bukuresht po zhvillohet Kampionati Europian i Mundjes dhe rusi i natyralizuar si shqiptar, Zelimkhan Abakarov ka siguruar finalen dhe për rrjedhojë e ka medaljen e argjendtë në "xhep". Tanimë sportisti që mbron ngjyrat kuqezi do kërkojë nesër suksesin në finalen e madhe.
Në stilin e lirë dhe në peshën deri në 61 kilogramë, Zelimkhan Abakarov dominoi tre ndeshje për të kaluar në finale. Abakarov kaloi armenin Mezhlum Mezhlumyan me rezultatin 9-0, para se të mposhtet gjeorgjianin Shota Phartenadze me rezultatin 7-5. Në ndeshjen gjysmëfinale ai kaloi gjermanin Niclas Stechle me rezultatin 10-0 dhe nesër pret të marrë medaljen e artë pas formës së mirë.
Veç tij, në këtë aktivitet edhe sportisti tjetër kuqezi, Islam Dudaev ka siguruar medaljen e argjendtë dhe përballet sot në finale.