Frenkie De Jong

Europiani po afron, ende në dyshim pjesëmarrja e De Jong për kombëtaren holandeze

2 Qershor, 19:00| Përditesimi: 2 Qershor, 19:02

  • Share

Frenkie De Jong është ende i paqartë nëse do të jetë pjesë e kombëtares holandeze në europianin gjerman këtë verë. Mesfushori është grumbulluar nga tekniku Ronald Koeman megjithëse që prej muajit prill vuan një dëmtim që e ka lënë jashtë fushave.

Ai është në garë me kohën për të qenë në europian, aty ku Holanda do të luaj ndaj Polonisë, Francës dhe Austrisë në grupin D.

Për momentin, De Jong po stërvitet individualisht dhe mesa duket nuk do të jetë pjesë e ekipit për sfida miqësore para Euro 2024 me Kanadanë dhe Islandën, më 6 dhe 10 qershor.

I pyetur nga gazetarët, nëse do të jetë i gatshëm për sfidën hapëse të Euro 2024 ndaj  Polonisë, më 16 qershor në Hamburg, De Jong u përgjigj: Nuk e di kur do të jem i gatshëm. Kjo jo sepse nuk dua, por sepse është e vështirë ta thuash.

Ndërsa trajneri Koeman u shpreh javën e shkuar se pret që mesfushori i Barcelonës të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Polonisë.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?