Një jetë tifoz kuq e zi. As profesioni i mësimdhënies dhe orët e gjata duke ju shërbyer të vegjëlve nuk ja kanë zbehur dashurinë për kombëtaren 69-vjeçarit Zija Hoxha nga Tirana. Edhe pse tani pensionist ai thotë se nuk e tradhton kurrë skuadrën e zemrës kuq e zi.
“Ajo është në shpirt dhe në zemër. Natyrisht është krenaria jonë kombëtare dhe duhet vlerësuar. 90% të ndeshjeve të Tiranës i kemi ndjek në stadium, prej mbi 50 vjet. Nuk lej ndeshje pa parë”, thotë tifozi.
Itali- Shqipëri, duket e ka zhgënjyer. Zijaji priste më shumë dhe për kombëtaren rezervon kritika.
“Prisnim më shumë me Italinë. Në fushën e lojës më të saktë, më me shpirtin e garës sepse tifozët kuq e zi presin shumë nga ato, janë krenaria e kombit”, thotë Zija Hoxha.
Akthin e golave Zijai me miqtë e tij, por edhe e gjithë tifozëria po e shuajnë me më shumë se një gotë birrë.
Shtimi i konsumit, jo vetëm nga tifozët e kombëtares por edhe nga ata të huaj i ka bërë bizneset të arrijnë fitimin e tyre, edhe pa abuzuar me çmimet.
“Tregtarët nuk kanë rritur çmimet, njësoj po i marrim”.
“Po pimë më shumë alkool e birra normal në evropian, po i marrim me të njëjtin çmim”.
“Patjetër që po pimë më shumë, ka konsumues por, s’ka rritje. Njësoj çmimet”.
Konsumi i lartë në këtë kampionat dëshmohen edhe nga të dhënat e importit, ku sipas Drejtorisë së Doganave në 5 mujorin e parë të vitit bizneset kanë blerë nga jashtë 220 ton birrë më shumë se e njëjta periudhë vjet. Po ashtu me 150 tonë jashtë shtuar importet e kafes si dhe me 47 tonë më shumë edhe cigarja.
Ta pifte dreqi ne bark!
Përgjigju