Në Shqipëri janë duke u zhvilluar ndeshjet kualifikuese për Europianin U-17 të femrave. Vajzat kuqezi të drejtuara nga Agustin Kola fituan 9-1 me goleadë kundër Moldavisë në "Elbasan Arena", duke marrë pikët e para në grupin 2 kualifikues. Dueli nisi mirë për vajzat e Shqipërisë, me Vasan dhe Agon që shënuan në minutat 10 dhe 11 për rezultatin 2-0.
Në të 18 minutë vajzat mike shënuan me Nichifor për rezultatin 2-1. Kur u duk se sfida do hapej, vajzat kuqezi shënuan edhe dy herë të tjera në pjesën e parë me Ndoj dhe sërish Vasën. Pas pushimit, dy herë të tjera Ago, Vasa, Methoxha dhe Brahaj dërguan rezultatin në 9-1.
Me tre pikë pas dy ndeshjeve Shqipëria qëndron në vendin e tretë, teksa grupi kryesohet nga Maqedonia e Veriut që fitoi sot në Rrogozhinë 1-2. Për vajzat dardane shënoi Paci në minutën e 7, për t'u përmbysur nga dopieta e Miskovska.
Shqipëri 9 - 1 Moldavi Shënuese: Vasa 10′, 45’+3, 77′, Ago 11′, 58′, 64′, Ndoj 20′, Methoxha 71′, Brahaj 81′ / Nichifor 18′
Formacioni: Shqipëria U-17/ Mone, Ndoci, Disha, Vasa, Bushati, Brahaj, Ago, Methoxha, Ndoj, Nika, Hasaj.