Europol: 821 banda kriminale kërcënojnë BE! Shqiptarët te pesë rrjetet kryesore të kokainës! 'Koka' të trafikut deri në Amerikën Latine

5 Prill, 15:22| Përditesimi: 5 Prill, 22:37

  • Share

BRUKSEL - Shqiptarët hyjnë në listën e pesë rrjeteve kryesore kriminale të trafikut të kokainës në Europë, bashkë me belgët, holandezët, italianët dhe spanjollët.

Në raportin e vitit 2023 të publikuar nga Europol, shqiptarët po ashtu hyjnë edhe në listën e rrjeteve kriminale të trafikut të kanabisit, me belgët, holandezët, gjermanët, spanjollët dhe turqit. Në këtë raport shqiptarët zënë një hapësirë të konsiderueshme, si pjesë e rrjeteve kriminale që janë kryesisht aktiv në trafikun e kokainës, heroinës dhe kanabisit, kryesisht në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Spanjë.

Jashtë BE-së shqiptarët operojnë edhe në Brazil, Kolumbi, Ekuador dhe brenda vendit tonë. Sipas raportit, rrjetet kriminale të përqendruara në Shqipëri janë të përbëra ose vetëm nga shqiptarë, ose nga shqiptarë të kombinuar me kombësi të tjera si belge, holandeze, franceze, greke, italiane dhe serbe. Në mbi gjysmën e këtyre rrjeteve kriminale, shqiptarët janë kombësia dominuese.

 Për çudi, numri i rrjeteve kriminale me shtetas të Amerikës Latine është i kufizuar, vende nga ku vijnë sasi të mëdha të kokainës, por këto rrjete shpesh drejtohen nga shqiptarë dhe Europianë të tjerë. Por, numrin e ulët të rrjeteve kriminale me anëtarë kyç nga Amerika Latine dhe Karaibet, raporti e shpjegon si një tregues se kriminelët nga këto rajone aktualisht nuk ushtrojnë ndikim të rëndësishëm në tregjet kriminale të BE-së.

 Trafiku i drogës zë hapësirën kryesore të të gjitha grupeve kriminale dhe zë gjysmën e tyre. Shumica e këtyre rrjeteve që përfshihen në aktivitete të trafikut të drogës janë raportuar nga pothuajse të gjitha shtetet e BE-së dhe më shumë goditje e operacione janë bërë në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Spanjë, ndërsa jashtë BE-së, me vendet e Amerikës Latine, të vetmet që hyjnë në listë janë Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar.

Nëse trafikimi i drogës zë hapësirën kryesore, në vend të dytë por jo më pak të rëndësishëm zënë mashtrimet dhe sërish shqiptarët janë të përfshirë. Rrjetet kriminale i joshin viktimat në lloje të ndryshme të skemave të mashtrimit në internet, kryesisht në mashtrime investimesh. Skema të tilla janë specialiteti i 50 prej rrjeteve kriminale më kërcënuese dhe siç janë goditur edhe në Shqipëri njihen si mashtrime me Call Center.

Kjo mënyrë mashtrimi çon në qindra miliona euro fitim në një periudhë të shkurtër kohore. Një shumëllojshmëri e gjerë kombësish janë të përfshira dhe përveç shqiptarëve mashtrues janë edhe belgët, francezët, gjermanët, italianët, portugezët, britanikët, izraelitët dhe ukrainasit.

(Kliko për të parë raportin e plotë)

Ora 16:58
Raporti i Europol: Grupet shqiptare të përfshira gjerësisht dhe në mashtrimet me Call Center-at

1712329181_callcenter.jpg

Krahas renditjes së tyre në pesë rrjetet kriminale më të rrezikshme në trafikun e drogës, në raportin e Europol, shqiptarët përmenden edhe në skema të mashtrimit në internet, kryesisht në mashtrime investimesh. Skema të tilla janë specialiteti i 50 prej rrjeteve kriminale më kërcënuese dhe siç janë goditur edhe në Shqipëri njihen si mashtrime me Call Center. 

Ora 16:30
Raporti i Europol: Shqiptari kujdesej për importin e kokainës nga Kolumbia në BE! Droga kamuflohej në kompaninë e bananeve

1712326898_europol.png

Anëtarë të 821 rrjeteve kriminale “më kërcënuese ” në BE janë edhe shqiptarët, sipas raportit të Europol. Raporti ka zbërthyer edhe strategjitë e përdorura nga rrjetet kriminale për trafikun e drogës. Në një rast përmendet një shqiptar i cili siguron transportin e kokainës nga Kolumbi dhe shpërndarjen e mëtejshme në Europë duke e fshehur në banane.

“Kreu i një rrjeti kriminal, një biznesmen italian me origjinë argjentinase me banim në Marbella, përdori kompaninë e tij për të fshehur si trafikun e drogës ashtu edhe aktivitetet e pastrimit të parave. Ai menaxhon disa kompani, duke përfshirë një importues të bananeve nga Ekuadori në BE.

Ai gjithashtu zotëron qendra sportive në Marbella, qendra komerciale në Granada dhe bare dhe restorante të shumta. Një bashkëpunëtor shqiptar, me qendër në Ekuador, kujdeset për importin e kokainës nga Kolumbia në Ekuador dhe shpërndarjen e mëvonshme në BE. Kompanitë e frutave ekuadoriane përdoren si kamuflazh për këto veprimtari kriminale”, thuhet në raport.

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 05/04/2024 16:48

    Jemi rrace e poshter dhe pike. Or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • Buba: 05/04/2024 18:59

      lere rracen se nuk ka lidhje me trafikun e kokaines keto te vrasin sado rrace e forte te jesh edhe ti qe mburresh si malsor

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?