Bota

Europol: COVID-19 u dha terroristëve mundësi të reja për të shpërndarë mesazhet e tyre

23 Qershor 2021, 12:11| Përditesimi: 23 Qershor 2021, 17:44

  • Share

Europol ka ngritur shqetësimin se pandemia e COVID-19 ka përshpejtuar përhapjen e ideologjive të dhunshme, me terroristë dhe ekstremistë që përfitojnë nga koha e shtuar e kaluar në internet.

Kriza Globale e shëndetit në anën tjetër ka ndikuar fatkeqësisht në  “një rritje e dukshme” të intolerancës ndaj kundërshtarëve politikë.

Sipas raportit, vihet re se ekstremistët dhe terroristët kanë gjetur mundësi të reja në internet ndërsa njerëzit nuk kishin mundësi të lëvizin lirisht dhe se pandemia mund të ketë qenë “një faktor shtesë i stresit” i përdorur për të inkurajuar individët e prekshëm të drejtohen drejt dhunës.

Në bazë të dhënave të bëra publike gjatë vitit 2020 u regjistruan 57 sulme terroriste në Austri, Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali dhe Spanjë, ku sipas Europol terrorizmi xhihadist mbetet kërcënimi më i madh për bllokun.

Shteti Islamik dhe Al-Kaeda, kanë shfrytëzuar ngjarje të ndryshme për të amplifikuar propagandën e tyre, duke përdorur çështjen e diskriminimit në shoqëritë perëndimore dhe duke e cilësuar veten si një alternative që mbron të drejtat e të shtypurve.

Por përveç grupeve ekstremiste xhihadiste, ka pasur një rritje të konsiderueshme të grupeve ekstremiste të cilët kanë përdorur narrativa të reja për t’u infiltruar në komunitete.

Grupet ekstremiste të djathta synojnë të sigurojnë rritjen e ndërgjegjësimit shoqëror në lidhje me ndryshimin e klimës, në lidhje me imigracionin dhe mbipopullimin për krizën e klimës, duke e përdorur atë si një urë drejt ideologjive të bazuara në nacionalizëm, antisemitizëm.

Ndërkohë, sipas Europol, numri i sulmeve terroriste të krahut të majtë dhe anarkist mbeti i qëndrueshëm, me Italinë që raportoi 24 nga 25 sulme në total. Sulme të tilla synonin kryesisht pasuritë private dhe publike, të tilla si institucionet financiare dhe ndërtesat qeveritare.

Temat që nxisin terrorizmin e majtë përfshijnë antifashizmin, anti-racizmin dhe shtypjen e perceptuar të shtetit, por tani janë zgjeruar me skepticizmin në lidhje me zhvillimet teknologjike dhe shkencore, masat e kontrollit COVID-19 dhe çështjet mjedisore.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?