EUROPOL masa kundër terrorit në internet, nisin hetimet në 13 shtete anëtare të BE dhe 5 vende jashtë unionit

5 Korrik 2020, 17:18| Përditesimi: 5 Korrik 2020, 17:23

  • Share

13 shtete anëtare të BE si dhe 5 shtete të tjera morën masa kundër shpërndarjes së përmbajtjeve terroriste në internet, në një aksion të bashkërenduar. Udhëzime për të prodhuar lëndë eksplozive, skica për prodhimin e armëve ose informacione për të përzgjedhur objektiva si dhe mjetet e nevojshme për të ushtruar akte vrastare, të gjitha këto informacione mund t’i gjesh lehtë në internet. Një rrjet ndërkombëtar i përbërë nga 13 vende anëtare të BE-së, pesë vende jo anëtare të BE-së që i përkasin Qendrës Evropiane kundër Terrorizmit pranë Europolit hetuan bashkërisht në internet për të zbuluar faqe me përmbajtje të tilla.

Nga 8 qershori deri më 2 korrik, ekspertët e autoriteteve pjesëmarrëse të policisë identifikuan më shumë se 1.900 përmbajtje përkatëse në internet dhe i sekuestruan ato, njoftoi Enti Federal Gjerman për Luftimin e Kriminalitetit, BKA. Si rezultat i goditjes së përbashkët, u identifikuan dhe u fshinë 1.906 linqe. Më shumë se 800 prej tyre u identifikuan dhe fshinë nga Enti Federal Gjerman për Luftimin e Kriminalitetit. BKA tha se organizatat terroriste si milicia xhihadiste “Shteti Islamik” ose AlQaida, si edhe mbështetësit e tyre, janë përpjekur t’i përdorin këto dokumente për të bindur njerëzit e radikalizuar dhe për t’i mbështetur ata për të kryer sulme terroristen.

Kjo është hera e dytë që Europoli dhe partnerët e tij veprojnë bashkërisht kundër përmbajtjes terroriste në internet. Operatorët e rrjeteve sociale janë të detyruar të raportojnë kur bëhet fjalë për kërcënime me vdekje, nxitje të dhunës, thirrje për krime apo përhapje të pornografisë me të mitur. Po ashtu operatorët e rrjeteve sociale janë të detyruar të raportojnë për raste propagande dhe përdorimi të shenjave të organizatave antikushtetuese, për përgatitjen e akteve të rënda të dhunës që kërcënojnë shtetin, dhe për mbështetjen e organizatave kriminale dhe terroriste.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?