EUROPOL megaoperacion në 6 shtete, ‘luftë’ grupeve shqiptare të kokainës dhe heroinës, 17 të arrestuar

8 Qershor, 21:40| Përditesimi: 8 Qershor, 21:57

  • Share

EUROPOL dhe INTERPOL kanë ndërmarrë një operacion masiv në 6 shtete, me qëllim goditjen e grupeve kriminale të trafikut të kokainës dhe heroinës.

Trafikantët ishin kryesisht shqiptarë bëjnë të ditur mediat e huaja. Operacioni i nisur ditën e martë, përfundoi me 17 shqiptarë të arrestuar, pjesa më e madhe janë prangosur në Belgjikë.

Të arrestuar ka patur në Zvicër, Itali, Holandë, Austri dhe Gjermani. Dy shqiptarë të tjerë të së njëjtës bandë kriminale ishin arrestuar më herët në Holandë dhe Zvicër, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Nga 17 të arrestuar nga kjo bande shqiptare, 3 arrestime janë bërë në Zvicër. Policia ka sekuestruar 9 kilogramë heroinë dhe 2 kilogramë kokainë.

EUROPOL ka njoftuar se banda e trafikut të drogës ishte e dhunshme dhe kishte në dispozicion një arsenal armësh zjarri dhe në të kaluarën ishte përfshirë në një atentat ndaj një rivali në Shqipëri. Po ashtu flitet për një grabitje të armatosur të një ngarkese me 395 kg marijuanë në mes të shkurtit të kryer në Bruksel.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?