Bota

Europol shkatërron bandën italo-gjermane! Prodhonin dhe shpërndanin kartmonedha false!

21 Maj 2021, 10:33| Përditesimi: 21 Maj 2021, 10:36

  • Share

4 shtetas italian kanë përfunduar në pranga dhe janë sekuestruar më shumë se 160 000 euro kartëmonedha false në një operacion të orëve të fundit të Europol. Operacioni i realizuar si një bashkëpunim i policisë italiane dhe gjermane çoi në shkatërrimin e bandës që prodhonte dhe shpërndante kartëmonedha të falsifikuara.

Oficerët, gjatë operacionit bastisën  18 prona në Napoli, Itali dhe një shtëpi në Gjermani ku u shpërndaheshin kartëmonedhat e falsifikuara.

Anëtarët e bandës, kishin arritur të falsifikon edhe kartëmonedhën e re 100 eurosh vetëm 6 muaj pas prodhimit të saj nga Banka Qendrore Evropiane.

Të dyshuarit besohet se kanë lidhje me klanin mafioz Camorra. Në një deklaratë, Europol tha se përveç prodhimit së parave të rreme në Itali dhe shpërndarjes së tyre në Gjermani, grupi ishte përfshirë në trafik droge dhe mashtrime tatimore.

"I dyshuari kryesor besohet të jetë i përfshirë në trafikimin e mallrave të paligjshëm duke përfshirë drogë, automjete të vjedhura dhe dokumente të falsifikuara," tha Europol. "Ai dyshohet për shpërndarjen e këtyre mallrave të paligjshëm, të marra nga bashkëpunëtorët e tij që jetojnë në Napoli dhe të lidhur me Camorrën."

Operacioni u drejtua nga Policia Kriminale Rajonale Gjermane e Nordrhein-Westfalen dhe Korpuset Italiane të Financave të Romës dhe Napolit.

Zyrtarët  gjermanë po ashtu kanë bllokuar rreth 415,000 € në llogaritë e trafikantëve.  Ky hetim është pjesë  DIA ONNET, një iniciativë e financuar nga BE për të luftuar grupe mafioze të krimit të organizuar në Evropë. Ajo u zhvillua javë pas bastisjeve në të gjithë Italinë dhe Gjermaninë, të cilët çuan në arrestimin e rreth 30 anëtarëve të organizatës kriminale 'Ndrangheta’ në një operacion që përfshinte më shumë se 800 oficerë policie.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?