Kronikë

SOLIDARITET / Eurosig-Insig 50 000 euro ndihmë për heronjtë që po shpëtojnë jetë njerëzish

26 Nëntor 2019, 16:51| Përditesimi: 29 Nëntor 2019, 13:44

  • Share

TIRANË -  Grupi Eurosig-Insig ka vendosur të dhurojë 50 mijë euro për përballimin e situatës pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë dhe punës që po bëjnë ende ekipet e emergjencave për të shpëtuar jetë njerëzisht, pavarësisht bilancit tragjik të deritanishëm. në një mbledhje të jashtëzakonshme të Asamblesë së Anëtarëve dhe Bordit të Grupit, Eurosig-Insig thonë se kanë ngritur grupe pune pranë klientëve të tyre në terren për çdo nevojë që mund të lindë.

"Në mbledhjen e jashtëzakonshme Asambleja e Aksionarëve dhe Bordi i Grupit Eurosig-Insig vendosi t’i akordojë menjëherë Komitetit të Emergjencave 50,000 Euro ndihmë, për përballimin e situatës nga heronjtë që po punojnë me përkushtim për shpëtimin e jetës së njerëzve. Eurosig-Insig ka ngritur grupet e punës dhe është pranë klientëve të tyre në terren për çdo nevojë.

Me respekt Kadri Morinaj

President i Grupit Eurosig-Insig"

 

/xy/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?