Këngëtarja Jonida Maliqi së bashku me stafin organizativ tashmë janë në Tel Aviv. Artistja shqiptare do të interpretojë në mbrëmjen e datës 16 maj në skenën e Eurovizionit. Pas disa tureve në disa vende të ndryshme të botës, këto ditë në Tel Aviv do të shërbejnë për të bërë prova para, se artistja të përballet me konkurrentët e tjerë që garojnë për çmimin e madh, Eurosong 2019.
Kënga “Ktheju tokës” me tekst edhe kompozim të Eriona Rushitit trajton fenomenin e emigrimit, i cili është një fenomen fort i njohur për shqiptarët, që nga fillimi i viteve ’90 deri në ditët e sotme. Prandaj është shkruar, edhe si një thirrje për të larguarit...
“Erdhëm dje në Tel Aviv dhe sot bëmë një tur në Jerusalem, nesër fillojnë provat e para edhe tërë ditën kemi intervista. Gjithçka skenike do të jetë gati. Po kështu do të vazhdojnë edhe ditët e tjera. Në datën 11 maj janë provat e tjera, ndërsa në 12 maj shtrohet tapeti i kuq. Në datën 15 është prova gjenerale, që do të thotë dalim para jurive. Në 16 është dita që do ta dalim ne” shprehet kompozitorja Eriona Rushiti.
Stilisti Ardi Asllani, i cili krijoi edhe fustani në ngjyrë të tokës, në videoklipin zyrtarë të këngës, është përzgjedhur për të realizuar veshjen me të cilën Jonida Maliqi do të performojë në skenë.
Në mbrëmjen e 16 majit, “Ktheju tokës” nuk do të jetë e vetmja këngë, që nuk do të jetë në anglisht. Jonida Maliqi u përzgjodh fituese e edicionit të 57-t të Festivalit të Këngës në RadioTelevizionin Publik Shqiptar.
Me ne fund Eurosongu po i kthehet tradites se viteve 70 80 ku kenget interpreroheshin ne gjuhet e shteteve pjesemarrese.
Përgjigju