Ne foto Jonida Maliqi gjate performances ne Eurosong

Eurosong 2019/Jonida Maliqi kalon në finale

16 Maj 2019, 23:49| Përditesimi: 16 Maj 2019, 23:50

  • Share

Jonida Maliqi me “Ktheju tokës” ishte e 14-ta në konkurrim sot në Eurosong. E shoqëruar nga backvocal-et Artemisa Mithi, Tiri Gjoci dhe Uendi Mancaku këngëtarja arriti të kualifikohet për në finalen e 18 majit. Me tekst dhe kompozim të Eriona Rushitit kënga përfaqësuese e Shqipërisë në këtë edicion të 64-tët të mbajtur në Tel Aviv u këndua në shqip. Në orkestrimin e bërë nga Enis Mullai, skenografi e veshjen e realizuar nga Ardi Asllani nuk munguan as elementët e etnosit shqiptar. Gjatë mbrëmjes së djeshme që shënoi edhe gjysmëfinalen e dytë konkurruan 17 shtetet e radhës; Armenia, Irlanda, Moldavia, Zvicra, Letonia, Austria, Kroacia, Malta, Lituania,  Rusia, Norvegjia, Vendet e Ulëta, Maqedonia dhe Azerbajxhani.

Pak para fillimit të konkurrimit “ReportTV” ka kontaktuar me kompozitoren dhe autoren e këngës Erjona Rushiti, e cila ka rrëfyer emocionet e mëdha për përballjen me shtete të fuqishme, ndër të cilat Maqedonia e Veriut dhe Holanda të përfolura si fitues të mundshëm. Rushiti ka pohuar se pavarësisht se po përballen me investime të mëdha të shteteve të tjera, të pakrahasueshme me Shqipërinë, vokali i Jonidës, dhe produkti i mirë muzikor i bëjnë të shpresojnë se siç ka ndodhur deri me tani gjatë provave ku Jonida është shpallur fituese njëherë në vend të parë, e tjetrën në të dytin duke shkëmbyer vendet me Duncan Laurence (përfaqësues i Holandës), cilësia nuk do të mbetet pa u vlerësuar.

Në finalen e datës 18 maj

Gjatë gjysmëfinales së parë kanë kaluar në finale;San Marino, Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Slovenia.

Mbrëmjen e sotme kaluan; Maqedonia e Veriut, Holanda, Shqipëria, Suedia, Rusia, Ajzerbaxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra dhe Malta.

Në finale, përveç 20 shteteve që kanë kaluar në fazën tjetër gjatë dy gjysmëfinaleve do të jenë edhe Izraeli,  Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja dhe Italia.

 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?