Është publikuar versioni i këngës “Shaj” të Arilena Arës në anglisht. Me titullin “Fall from the sky” këngëtarja do të përfaqësojë Shqipërinë në gjysmëfinalen e dytë në Festivalin e Këngës Europiane në Rotterdam të Holandës në muajin maj.
Kënga “Shaj” vjen e ripërpunuar në gjuhën angleze me një tingull më modern edhe miqësor. Ndërsa, më herët Ara e ka cilësuar jo thjesht muzikë, por ndjesi personale, që del nga shpirti.
Arilena Ara u përzgjodh fituese në Festivalin e 58-të të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Pas Jonida Maliqit, Ara fiton të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong.
Kënga “Shaj” është kompozuar nga kompozitori Darko Dimitrov dhe Lazar Cvetkovski. Ndërsa, teksti është shkruar nga Lindon Berisha.
Festivali i 65-të Evropian i Këngës 2020 zhvillohet në Holandë, pas fitores në Tel Aviv (2019, Izrael), me këngën "Arcade" kënduar nga Duncan Laurence. Deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre rreth 50 shtete, përfshirë edhe vendin tonë. Holanda organizon këtë garë për herë të pestë, për herë të fundit ka qenë në vitin 1980.
Gjysmëfinalja e parë 12 maj, 2020
Gjysmëfinalja e dytë 14 maj, 2020
Finalja 16 maj, 2020
Komente

Shume keq e ka bere qe e ktheu ne english, ne shqip tingellonte me bukur.
Përgjigju