Kryetarja e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Ermonela Felaj, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Lulzim Bashës për paratë e kapura në "Toyota Yaris" në Portin e Durrësit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Felaj deklaron se Perdorimi politik i informacioneve sekrete hetimore nuk mund të jetë justifikim për të shmangur të proceduarit e të tillë pelivanëve që edhe njëherë, tinëzash, i dhanë dorë krimit.
Sipas Felajt, kryetari i opozitës, duhet të vihet para përgjegjësisë penale, pasi dhënia rrugë shpëtimi krimit, përmes keqpërdorimit të atributit politik nga kryetari i opozites, përbën cënim të hapur dhe të rëndë të sigurisë dhe besimit të publikut në institucionet ligjzbatuese, ndaj është koha që organi i Prokurorisë të veprojë, duke zbatuar ligjin.
Statusi i plotë i Ermonela Felajt:
Perdorimi politik i informacioneve sekrete hetimore nuk mund të jetë justifikim për të shmangur të proceduarit e të tillë pelivanëve që edhe njëherë, tinezash, i dhanë dorë krimit; Koha e të pandëshkueshmëve që dekonspirojnë dhe flasin me mesazhe të koduara, në mënyrë të tërthortë me krimin, ka mbaruar! Dhe çdokush, qoftë ky dhe kryetari i opozitës, duhet të vihet para përgjegjësisë penale!
Dhënia rrugshpëtimi krimit, përmes keqpërdorimit të atributit politik nga kryetari i opozites, përbën cënim të hapur dhe të rëndë të sigurisë dhe besimit të publikut në institucionet ligjzbatuese, ndaj është koha që organi i Prokurorisë të veprojë, duke zbatuar ligjin!
SHIKONI O POPULL SE SA NDYRE MBROHEN PSistat NJERI ME TJETRIN QE MBAJNE NOFKEN E KRIMINELIT TE
Përgjigju