Në Eurovision 2023 do të ketë ndryshime në procesin e votimit. Unioni Evropian i Transmetuesve ka treguar çfarë është miratuar nga Grupi i Referencës së Konkursit.
-Votat e shikuesve do të vendosin për vendet që kualifikohen në gjysmëfinale;
-Shikuesit në vendet jo-pjesëmarrëse do të mund të votojnë në internet;
-Votat e jurisë do të kombinohen me votat e audiencës globale për të vendosur rezultatin përfundimtar.
Vitin e ardhshëm, vendet që kualifikohen në gjysmëfinale do të vendosen vetëm në bazë të votave të dhëna nga shikuesit, në vend të një kombinimi të një jurie dhe votimit publik siç ka ndodhur që nga viti 2009. Juritë profesionale të industrisë së muzikës do të mbeten për finalen e madhe, por kontrolli i plotë se kush do të arrijë atje nga gjysmëfinalet i është dorëzuar publikut.
Dhe, për herë të parë, shikuesit nga vendet jo-pjesëmarrëse do të mund të votojnë edhe për këngët e tyre të preferuara!
Kujtojmë se Liverpooli është përzgjedhur si qyteti pritës për Festivalin e 67-të të Eurovision 2023. Finalja e Madhe e Eurovision 2023 do të zhvillohet në ‘Liverpool Arena’ pranë lumit Mersey më 13 maj. Ndërkohë gjysmëfinalja do të mbahet më 9 dhe 11 maj.