Duket se Eurovision 2025 do të sjellë ndryshime në njoftimin e vendeve që kualifikohen nga gjysmëfinalet, duke rritur elementin e pezullimit.
Sipas një dokumentari të SRF “Der Weg zum ESC 2025” (“Rruga drejt Eurovision 2025”), skenari duket se parashikon prezantimin e tre vendeve në të njëjtën kohë, ku vetëm njëri prej tyre shpallet në fund si kalues - një qasje që të kujton shfaqjet e talenteve, siç është X Factor. Ndryshimi pritet të testohet në provën gjenerale të gjysmëfinales së parë më 12 maj.
Siç është raportuar nga ESC Discord, skenari i paraqitur në dokumentar flet për paraqitjen e vendeve në grupe me nga tre, nga të cilat vetëm njëri kualifikohet, duke rritur kështu tensionin.
Mundësia e ndryshimeve në metodën e njoftimit ishte njoftuar tashmë nga producentët ekzekutivë të Eurovision 2025, Reto Peric dhe Moritz Stadler, të cilët, duke folur në The Euro Trip Podcast, deklaruan se qëllimi është t’i shtohet “më shumë emocion dhe pezullim” përvojës gjysmëfinale.
Eksperimente të ngjashme u kryen edhe në vitin 2023, në konkursin e Liverpulit, gjatë provave, kur të gjithë pjesëmarrësit dolën në skenë së bashku për njoftimin, në stilin X Factor.
Këtë vit "Eurovision Song Contest 2025" do të mbahet në Bazel, Zvicër. Shqipëria do të përfaqësohet nga grupi "Shkodra Elektronike" me këngën "Zjerm". Sipas renditjes së shpallur më 27 mars, Shqipëria do të performojë e 12-ta në gjysmëfinalen e parë.
Polonia
Sllovenia
Estonia
Spanja
Ukraina
Suedia
Portugalia
Norvegjia
Belgjika
Azerbajxhani
Shqipëria
Holanda
Kroacia
Qipro
Komente
