Besa Kokëdhima

Eurovison/ Publikohet data kur do të performojë Shqipëria

27 Mars, 12:20| Përditesimi: 27 Mars, 12:29

  • Share

Finalja e Madhe e Eurovision Song Contest 2024 do të zhvillohet në Malmö Arena, Suedi të shtunën më 11 maj dhe me gjysmëfinale të martën më 7 dhe të enjten më 9 maj.

Në listën e shteteve që do të performojnë në dy gjysmëfinalet, Shqipëria e përfaqësuar nga këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Titan” do të ngjitet në skenë më 9 maj.

Përveç Shqipërisë, në të njëjtën natë do të paraqiten  edhe 15 shtete të  tjera si, Malta, Greqia, Zvicra, Çekia, Franca, Austria, Danimarka, Armenia, Letonia, Spanja, San Marino, Gjeorgjia, Belgjika, Estonia, Italia, Izraeli, Norvegjia dhe Holanda.

Ky është edicioni  i 68-ti i Eurovison Song Contest,  pas fitores së Loreen me këngën ‘Tattoo’ vitin e kaluar.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?