Eurovizion/ Shqipëria performoi sot Besa e dyta në garë me ‘Titan’! Shikoni performancën

9 Maj, 21:53| Përditesimi: 9 Maj, 22:26

  • Share

Si përfaqësuese e Shqipërisë,  Besa Kokëdhima performoi këtë mbrëmje, në skenën e gjysmëfinales së dytë të edicionit të 68-të të Eurosong 2024 që mbahet në Malmo të Suedisë.

Besa Kokëdhima ishte e 2-ta në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2024, një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura me miliona shikues.

Kënga e saj “Zemrën n’dorë” triumfoi në Festivalin e Fundvitit  përmes votave të publikut, propozohet në Festivalin Europian të Këngës me titullin “Titan”.

Me poezi të Rozana Radit dhe Petrit Sefajt, sillet historia e një zemre të lënduar që rimëkëmbet.

Në versionin e ri në anglisht, përfshin një serë bashkëpuntorësh krahas Kledi Bahitit (ka bërë muzikën) dhe producentëve ndërkombëtarë si Gia Koka, Serban Casan dhe Alias LJ.

Shqiptarët (apo edhe të huajt) që jetojnë në një nga 37 shtetet pjesëmarrëse në kompeticion, mund të votojnë Besën me kodin 02.

 Në finale, që mbahet në 11 maj, do të kalojnë vetëm 20 shtete (Vendet e gjysmëfinales së parë të 7 majit janë; Serbia, Portugalia, Sllovenia, Lituania, Ukraina, Finlanda, Qiproja, Kroacia, Irlanda dhe Luksemburgu) Këtyre të fundit do t’u bashkohen edhe 5 finalistët e edicionit të kaluar si dhe Suedia, si vend mikpritës.


Lajmi kryesor:

Eurosong 2024, Shqipëria nuk kualifikohet në finale! Rrugëtimi i Besa Kokëdhimës mbyllet sot


//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?