Historia e Eva Dumanit e cila refuzoi të riatdhesohej nga kampi Al Hol në Siri, Tetorin e shkuar bashkë me të vëllait Endrin, ka marrë një kthesë të papritur për sa i përket vendndodhjes aktuale. Eva prej më shumë se katër muajsh ka ndërprerë komunikimet e vazhdueshme që kishte me familjen përmes Whats up.
Top Channel bisedoi paraditen e kësaj të enjteje me një grua të një nacionaliteti të huaj e cila ndodhet në kampin Al Hol. E pyetur nëse ajo e njihte shqiptaren Eva Dumani, përmes whats up siç mund ta shihni nga faksimilja e bisedës në anglisht dha këtë përgjigje.
“Kam dëgjuar rreth saj. Por nuk e di se ku është. Disa gra thonë se ajo nga kampi Al Hol ka shkuar në Idlib pasi vëllai i saj shkoi në Shqipëri. Nuk e di nëse kjo është e vërtetë apo jo”.
Nëse një gjë e tillë ka ndodhur atëherë lindin shumë pikëpyetje se kush e nxori nga kampi Al Hol që është nën kontrollin e kurdëve, 16 vjeçaren shqiptare si dhe kush e strehon atë në qytetin Idlib të Sirisë verilindore.
Gjithnjë nëse kjo është e vërtetë, atëherë përpjekjet për riatdhesimin e saj do të vështirësoheshin akoma edhe më tepër. Përmes një prokurore të falsifikuar, Shkëlzen Dumani babai i Evës atëherë 8 vjeçe dhe Endrit 7 vjeç i nxori ata nga pika kufitare me Malin e Zi për të udhëtuar drejt Turqisë nga ku u futën në territorin sirian për t’ju bashkuar Shtetit Islamik.
Shkëlzen Dumani mbeti i vrarë gjatë luftimeve si pjesë e ISIS, ndërsa Eva dhe Endri të mbetur jetim paguan me plot vuajtje, koston e kësaj çmendurie të babait të tyre. TCH
Na lodhet me kete personazh .Ajo eshte radikalizuar dhe vetem telashe do kete ketu po erdhi .Kur ate se donte i ati ne do e duam?
Përgjigju