Eva Murati është një nga moderatoret më simpatike të ekraneve shqiptare dhe gjithashtu është një nga personat që publiku shqiptar ka më shumë përzemër.
Për Evën, moderimi i një emisioni sportive erdhi rastësisht, por është një punë që i jep kënaqësi, ndërkohë që paralajmëron edhe projekte të reja nga studio e emisionit “Rreze Dielli”, ku ishte ftuar paraditen e kësaj të marte.
Por cili është mendimi i Eva Muratit për moderatoret e tjera të emisioneve të sportit?
-Do të të vë përballë moderatoret sportive më në zë të momentit.
“T’i lexojmë emrat se nuk shoh shumë mirë nga larg (qesh).
Hygerta Sako- Kam shumë respekt për Hygertën, është vajzë shumë e mirë, serioze, shumë e përgatitur. Nuk di të them një defekt.
Ilda Bejleri: E kam ndjekur pak, jo shumë, është ok. Natyra e emisionit është pak ndryshe nga emisioni im, ne e bëjmë pak më serioz.
Lei Kraja: Me Lein isha në një darkë mbrëmë. Është shumë e mirë dhe shumë e bukur. Ka marrë një risk shumë të madh përsipër duke ardhur nga një vend tjetër për të punuar direkt në ekran. Unë nuk do ta bëja.
Vjola Spiro: Vajzë shumë e mirë, e përgatitur. Edhe me Vjolën kemi bërë spote publicitare.
Enkelejda Zejko: Është shumë e përgatitur, kam qenë fanse e saj”. shprehet moderatorja.
E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” Eva Murati ka pohuar se aktualisht ka edhe oferta për të moderuar të tjerë emisione dhe se “Champions League” do ta linte vetëm për një spektakël.
VIDEO/Intervista e plotë e Eva Muratit në Rreze Dielli në Report TV
Lajmi kryesor:
“Falco” apo “I love Tropoja”? Eva Murati flet hapur: Filmi i Bes Kallakut nuk ishte në shijet e mia! (VIDEO)
D.M.//ReportTv.al