Evazion apo turistë kalimtarë? Vetëm 18% e turistëve të huaj fjetën në hotele, vetëm 1.5 mln nga 8.5 mln vizitorë

21 Tetor, 15:30| Përditesimi: 21 Tetor, 18:51

  • Share

Vetëm një në katër të huaj fjeti në strukturat akomoduese në vend, në bujtinë, hotel, apartament apo resort gjatë muajit gusht. Shifrat e institucioneve zyrtare tregojnë se nga 2.1 milionë turistë të huaj që erdhën në vend në muajin gusht, vetëm 462 mijë fjetën në strukturat tona akomoduese në katër anët e vendit.

Diferenca mes bumit të të huajve që vijnë për turizëm në vendin tonë dhe shifrave që deklarojnë strukturat akomoduese për turistët që fjetën pranë tyre, janë edhe më të mëdha për periudhën 8 mujore. Nëse nga janari në gusht në vend kanë hyrë 8.5 milionë të huaj, në strukturat akomoduese janë regjistruar vetëm 18.5% e tyre, ose 1.5 milionë të huaj.

Këto diferenca të mëdha mbi akomodimet ngrenë dy pikëpyetje kryesore, ose vendi është i dominuar nga turistë kalimtar ose informaliteti vijon të jetë i lartë. Ekspertët por edhe vetë institucionet, përgjigjen e kësaj situate e gjejnë tek evazioni në raportimin e akomodimeve nga bizneset.

Kjo për shkak se strukturat akomoduese operojnë të paregjistruara dhe nuk deklarojnë shifrat reale të pushuesve dhe të xhiros së tyre, për këtë arsye në strategjinë e re të turizmit 2024-2030 planifikohet të ngrihet një task-forcë për frenimin e ekonomisë informale. Kjo strukturë do të identifikojnë strukturat akomoduese të paregjistruara, si dhe do të monitorojë raportimin në kohë reale. Po ashtu taskforca do të ketë në fokus të kontrolleve edhe strukturat e ligjshme, të cilat nën deklarojnë akomodimet e tyre.

Po për të goditur fenomenin e informalitetit, institucionet shqiptare do të kryqëzojnë të dhënat që do marrin nga platformat ndërkombëtare si Booking, Air BNB etj, mbi akomodimet për ti ballafaquar me deklarimet e bizneseve në vend mbi turistët e regjistruar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit në vitin 2023, në platforma të ndryshme rezervimi, figuronin mbi 18.200 njësi me qira afatshkurtër aktive, me në total 176 mijë krevate, dhe përpos prezencës së lartë në treg nuk paguajnë taksa.

 

TURISTËT DHE AKOMODIMET, GUSHT 2024
Erdhën në vend             2,167,665 të huaj
U akomoduan                   462,426 të huaj
Diferenca                      -1,705,239 të huaj
 
TURISTËT-AKOMODIME JANAR-GUSHT 2024
Erdhën në vend             8,533,940 të huaj
U akomoduan                    1,574,723 të huaj
Diferenca                       -6,959,217 të huaj
 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 21/10/2024 22:33

    Nga kane dale keto te dhena nqs kane dale nga burime shteterore atehere shteti duhet te mbaje pergjegjesi.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 21/10/2024 21:42

    Normal që është 100% evazion edhe atnikombtarë, do i quaja pronarët e hoteleve kujtojnë se do eci kështu jeta pa taksa, sa të hyjmë në eu, do pagujn taksa si këtu, po nuk pagove do marrësh gjobë se nuk do mund ta shlyesh për 10 vjet.

    Përgjigju
  • Klaidi: 21/10/2024 17:25

    Jo evazion po super evazion po nuk eshte faji i tyre po faji i hetimit tatimor qe nuk ben punen sic duhet se mhafton te rakordosh situaten ne teren me deklarimin.

    Përgjigju
  • jeti: 21/10/2024 16:47

    Sipas kësaj motrës që ka shkruar këta paskan fjetur në lulishte.

    Përgjigju
  • Qwze: 21/10/2024 16:39

    Evazion. 100%! Mua personalisht te gjitha apartamentet ku kam qënë këtë vit me pushime ne bregdet më ofruan te konfirmoja sikur nuk isha paraqitur ne booking. Disa ofronin ulje 10%, disa nuk kishin as turp, por thjesht te çonin konfirmin, qe gjasme nuk kisha qene. Mendoj, qe kjo zbulohet lehte, nese qeveria ben kerkese ne brnb e booking. Shqipetaret perfundimisht jane njerez te paskrupullt dhe nuk kanë as dashurine me te vogel për vendin e tyre!

    Përgjigju
    • xholi: 21/10/2024 21:00

      nuk zgjidhet as me 20 eur takse per krevat ne vit por me nderhyrje ne taksen e baneses qe paguhet ne faturen e ujit

  • Enio: 21/10/2024 15:56

    Evazion sa shpia di un qe i japin hyrjet apartamentet breg det pa i hedh fare ne bnb nuk paguajn taksa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?