Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Evazion fiskal me vlerë mbi 800 mijë euro/ Goditet në Itali 'trekëndëshi' i kompanive të ilaçeve, një prej tyre me bazë në Tiranë

8 Janar 2019, 20:38| Përditesimi: 9 Janar 2019, 07:32

  • Share

Policia Italiane ka goditur përmes një operacioni të koduar “Trekëndëshi” tre kompani për mashtrim fiskal, njëra me seli në Tiranë dhe dy të tjerat në Cozenza të Italisë. Kompanitë drejtoheshin nga dy sipërmarrës italianë, të cilët janë njëkohësisht edhe anëtarë të së njëjtës familje. 

Sipas mediave italiane, tre kompanitë që operonin në sektorin e prodhimit dhe tregtimit të produkteve mjekësore kanë kryer një evazion tatimesh me vlerë monetare mbi 800 mijë euro. Mashtrimi fiskal u zbulua nga autoritetet financiare përmes një kontrolli të ushtruar në llogaritë e tyre. Konkretisht, sipërmarrësit italianë akuzohen për mashtrim në faturat e tregtimit të ilaçeve me qëllim uljen e taksës tatimore për përfitime ekonomike të paligjshme.

Si funksiononte skema e mashtrimit fiskal midis tre kompanive

Medikamentet bliheshin nga kompania e ilaçeve me bazë në Tiranë me çmim mjaft të lirë nga Pakistani dhe Kina. Më pas, kjo kompani i dërgonte këto ilaçe në portin e Gioia Tauros (RC), ku si destinacion final kishin dy kompanitë në Cosenza të Italisë. Ilaçet dërgoheshin drejt vendit fqinj pa iu nënshtruar asnjë procesi përpunimi e me një vlerë të dyfishuar monetare.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 13/01/2019 16:59

    Po dihet si kush i ka kto ilaçe këtu. Ish ministri Beqja vazhdon pa u ndalur dhe dëgjuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?