Informaliteti mbetet një nga plagët e pazgjidhura të ekonomisë së vendit. 29% e të punësuarve, rezultojnë informal sipas të dhënave të INSTAT, ndërsa Ministria e Financave thotë se deri në fund të vitit 2021, më shumë se 338 mijë të punësuar kishin nëndeklarime të pagave, për këtë arsye është hartuar edhe një plan masash që do të zbatohet nga viti 2022 deri në vitin 2024, që ka si synim reduktimin e informalitetit.
Për të reduktuar informalitetin tatimorët do të bëjnë kontrolle tatimore, do të ketë vizita fiskale, letra dhe telefonata. Po ashtu do të monitorohen transaksionet financiare mes tatimpaguesve nëpërmjet fiskalizimit me qëllim që të shmangen mashtrimet tatimore.
Masë tjetër që do të ndërmerret është ngritja e “Regjistrit të Aseteve të Tatimpaguesve” me qëllim që të vlerësohet pasuria reale e tyre dhe të ndërtohet një sistem për verifikimin dhe ndjekjen e të ardhurave të tatimpaguesve, si një mundësi e kontrollit të plotë të pagesave të bëra mbi taksat e pasurisë.
Vëmendje e shtuar do ju kushtohet individëve të pasur në vend. Për këtë arsye deri në vitin 2024 qeveria parashikon që të krijohet lista me rreth 650 individët më të pasur bazuar te informacioni brenda dhe jashtë sistemit tatimor.
Masat e ndërmarra sipas financave do të reduktojnë me 1% vit pas viti numrin e punonjësve të padeklaruar, dhe deri në 2024 parashikohet që pagat e nëndeklaruara të ulen me 9%.
Nuk behet shtet me patronazhiste.
Përgjigju