Bankers Petroleum

Kronikë

Evazioni fiskal i 'Bankers', Apeli i Tiranës vendos sot për masat e sigurisë! CEO kinez, ish-drejtori dhe 8 të akuzuarit e tjerë kërkojnë lirinë, 4 në kërkim

6 Gusht, 07:41| Përditesimi: 6 Gusht, 09:26

  • Share

Ditën e sotme në orën 10:00 Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë do të vendosë për masat e sigurisë që ishin ankimuar nga avokatët e 10 të akuzuarve të dosjes së evazionit fiskal të "Bankers Petroleum", teksa 4 të tjerë janë të shpallur në kërkim. Seanca e apelit që u zhvillua dje zgjati për më shumë se gjashtë orë. 

Të arrestuarit kanë apeluar masat e sigurisë që janë dhënë nga Gjykata e Fierit më 5 Korrik.

Drejtori i Përgjithshëm i Bankers, shtetasi kinez Hong Ping Xiao, ish-drejtori Leonidha Çobo kanë masë sigurie “arrest në burg”. Pesë persona të tjerë janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa 3 të tjerë në detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit.

Seanca dje nisi paradite dhe zgjati për shkak të numrit të lartë të të arrestuarve që kanë apeluar masën e sigurisë. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, mësoi se përfaqësuesit e ambasadës kineze nuk u lejuan brenda gjykatës ditën e martë.

Të akuzuarit pretendojnë se nuk kanë lidhje me akuzat dhe kërkojnë masa më të buta sigurie.

Gjykata e Fierit lëshoi 14 masa sigurie në total, ku 10 prej tyre u ekzekutuan, ndërsa 4 punonjës janë ende në kërkim.

Hetimet për Bankers janë zhvilluar nga Prokuroria e Fierit, në bashkëpunim me strukturat tatimore dhe policore, dhe lidhen me dyshime për deklarime të rreme tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare në një shkallë masive.

Prokuroria e Fierit ngriti 5 akuza në total, "Krijim i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në", "Fshehje e të ardhurave", "Pastrim i produkteve të veprës penale", "Shpërdorim detyre" dhe "Moskryerje e detyrave nga organet tatimore", duke argumentuar se ka grumbulluar prova të mjaftueshme.

Aksioni në “Bankers Petroleum”, erdhi pasi kompania, e cila prej më shumë se 20 vitesh nxjerr naftë në Patos-Marinzë, sipas prokurorisë së Fierit ka shmangur gjatë gjithë ekzistencës së saj taksat në vend.

“Bankers Petroleum” krijoi skema mashtrimi për të fshehur të ardhurat, duke deklaruar 20 vite rresht se dilte me humbje, në total 11.7 miliardë lekë, ndërsa gjatë kësaj kohe eksportoi apo shiti 532 miliardë lekë naftë. Në këtë mënyrë për 20 vite ka shmangur detyrimet tatime, madje përfitonte dhe rimbursim TVSH-je.

Masat e dhëna nga Gjykata e Fierit më 5 korrik:
Masa arrest me burg
Leonidha Çobo   -   Fshehja e të ardhurave, skema mashtruese me TVSH-në, pastrim parash
Hongping Xiao   -   Fshehja e të ardhurave, skema mashtruese me TVSH-në
Masa arrest në shtëpi
Lianyi Wang   -   Fshehja e të ardhurave, skema mashtruese me TVSH-në
Ardit Kero   -   Fshehja e të ardhurave, skema mashtruese me TVSH-në
Flavia Capo   -   Fshehja e të ardhurave, skema mashtruese me TVSH-në
Doina Goga   -   Fshehja e të ardhurave, skema mashtruese me TVSH-në
Kledi Xhani   -   Fshehja e të ardhurave, skema mashtruese me TVSH-në
Masa “detyrim paraqitje” dhe “ndalim largimi jashtë vendi”
Majlinda Thana   -   Fshehja e të ardhurave
Matilda Ibraliu   -   Fshehja e të ardhurave
Erton Ademaj   -   Fshehja e të ardhurave

K.M/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Si mundet: 06/08/2025 09:35

    Si mundet qe kjo kompani prej kaq vitesh nuk ka shpallur falimentin? Si ka mundesi qe eshte rimbursuar prej kaq vitesh? Kush realisht qendron mbrapa kesaj kompanie, qe ka patur suport prej thuajse 25 vitesh? Keto duhet hetuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?