Evazioni në turizëm/ Hotelet deklaruan xhiro 9 herë më të ulët se realiteti! Financat: Referencat do ulin informaliteti! Braçe kundër

12 Mars, 15:47| Përditesimi: 12 Mars, 17:26

  • Share

TIRANE - Hotelet kanë deklaruar xhiro 9 herë më të ulëta nga ato që kishin bërë. Këtë e thotë Ministria e Financave në Komisionin e Ekonomisë ku deputeti Erion Braçe kërkoi analizë të humbjeve që ka buxheti nga evazioni. Drejtori i Financave Niko Lera tha se për të ulur evazionin do të caktohet referenca për shfrytëzimin e kapaciteteve të hoteleve.

Miliona euro ka humbur buxheti i shtetit vjet për shkak të informalitetit në sektorin e turizmit, ku edhe pse erdhën mbi 10 milionë turistë, xhiroja e deklaruar nga strukturat akomoduese ka qenë 9 herë më e ulët se realiteti.

"Ka nën raportim të kapaciteteve dhe ka nën raportim të qarkullimit që bëjnë. Nëse ne marrim në konsideratë 10 milionë turistë me minimalisht katër ditë qëndrimi me minimalisht 50 euro për ditë qëndrimi, del një llogari që është 8-9 herë më i madh se deklarimet në industri. Na duhet që këtë nën deklarim ta mbyllim. Kemi edhe ekonomi që gjenerohet nga bizneset e vogla që nuk paguajnë TVSH, këta turistë me miliona hanë dhe pinë edhe në biznese të vogla që janë jashtë skemës së TVSH-së. Kjo do të thotë një pjesë e madhe e konsumit nuk përkthehet në të ardhura. Nuk mund të bëjmë një analizë të saktë, që të themi me garanci se kaq janë humbjet' tha Lera. 

Drejtori i Politikës Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera tha në komisionin e Ekonomisë se për këtë arsye do të caktohen referenca për shfrytëzimin e kapaciteteve të tyre, por për deputetin e PS Erion Braçe situatën nuk e zgjidhin referencat.

"Një nga mekanizmat që nuk është më i mirë është caktimi i kuotave, sepse një hotel me 50 dhoma ju nuk mund ta mbani për të shfrytëzuar 5 dhoma në korrik dhe në gusht. Dhe nuk është e paarsyeshme që të mos caktohen referencat. Është e pamundur që të kontrollojmë çdo dhomë apo hotel apo çdo sipërfaqe të territorit'

Braçe: Ju mendoni se është praktikë e mirë që do të godasë evazionin fiskal e informalitetin vendosja e referencave për ditët e zënies së dhomave nëpër hotele apo referencën për çmimin e dhomave sipas ditëve të sezonit turistik. Edhe sa kohë do të vazhdojmë me çmime reference? Kemi çmime reference në gjithë sektorin e ndërtimit. Mendoni se këto çmime kanë ndikuar në uljen e evazionit fiskal, që tani po e aplikojmë edhe në sektorin e turizmit?

Me tone të larta Braçe tha se është e papranueshme që persona që japin dhoma me qira luksi, të mos paguajnë taksa.

Braçe: Ne kemi regjistruar rënie të konsumit, në korrik gusht dhe shtator. E beson njëri këtë, natyrisht që jo. A e dini që në Sarandë keni apartamente që jepen me qira ditore deri 1200 euro dhe i keni në Booking, ca bëjmë ne? I kënaqemi faktit që pronari i apartamentit merr ato para? Ca është kjo? Është me të hedhur hi syve. Një restorant që i ndërron 3 herë tavolinat mes drekës në Dhërmi, mendoni se duhet të rrimë të presim që të dali nga biznesi i vogël dhe të shkojë aty ku është?

Këto diskutime u bënë teksa në komision u prezantua akti normativ për rishikimin e buxhetit të këtij viti, ku rriten pritshmëritë për të ardhurat ku faktor është edhe ecuria e mirë e turizmit, si dhe rriten shpenzimet.

Këtë vit pritet të mblidhen 687 miliardë lekë, nga 676 miliardë lekë që ishte caktuar në buxhetin fillestar, ndërkohë që deficiti do të jetë 57 miliardë lekë, nga 61 miliardë që ishte plani fillestar.

Ora 12:56
Evazioni në turizëm, Braçe në komisionin e Ekonomisë: 1200 euro apartamentet e luksit me qira, e pronari s’paguan taksa

TIRANE- Në Komisionin e Ekonomisë tek diskutohej rishikimi i buxhetit, Erion Braçe kërkoj një analizë për humbjet që ka buxheti nga evazioni.

Me tone të larta Braçe tha se është e papranueshme që persona që japin dhoma me qira luksi, të mos paguajnë taksa.

Referencat nuk janë zgjidhje. Vjet thelbi i turizmit ishte Saranda. Në Sarandë kemi apartamente luksi që në ditë jepen me 800 – 900 – 1000 euro dhe i keni në booking. 1200 euro në ditë. Ne të kënaqemi që ai pronari i apartamentit të merren këto para dhe nuk jemi represiv ndaj pronarit të apartamentit . Me të hedhë hi syve

Në Dhërmi një restorant ndërron tre herë tavolinat. Mendoni se duhet të rrimë të presi që ai të dalë nga biznsi i vogël për shkak të qarkullimit të tij, është turp. Kjo duket me sy. E nëjta gjë është te ndërtimi. E keni rrugës. Poshtë në jug ka një tabelë të madhe, kompania filan zotëron 1 miliradë euro pasuri të patundshme për shitje. Sa paguan ky? E keni tabelën në mes të rrugës, më vret sytë. Se e bukur. Sa paguan ky kur shet?

Qiradhëniet?
E dini që këto grumbujt e vilave që kanë sajuar këtë skemën e dhënies me ditë gjatë sezonit veror me qira për 10, 15 ditë e me radhë I keni jashtë skemës së tatimeve. I organizon administrator I grumbullit të vilave  procesin, dhe unë që jam blerës arkëtoj para që I ndaj me adminsitratorin por tatime paguaj zero. Zbrisni nga qafa e llogarasë e merrni me radhë, shikoni cfarë parash e madhe qarkullon në këtë formë. Po qeveria, shteti, buxheti cfarë merr? Merr vilën.

Shalsi: Kontrolli i informalitetit ka nevojë për instrumenta të zgjuar. Kam merakun nga informaliteti i disa restoranteve do të vazhdojë kontrolli i tatimeve që mësyjnë nga dritarja e anash, kontrolle fizike që përvecse terrorizojnë turistët nuk sjellin ndonjë gjë. Mekanizmat e monitorimit inteligjent të veprimtarimve qoftë restoranteve e hotelerieve duhet të sofistikohen.

Brace: Nuk fola për këto. Jam që sistemi I fiskalizimit që e kemi mburrur pa fund të funskionojë.  Mbi të gjitha të funksionojë analizat e të dhënave. Më rezulton se nuk bnëhen fare analizat se po të bëhej gjërat ia bëjnë MU! Po të bëhej analiza nuk do të thoshim sa evasion ka por do të kishim adresuar problemin dhe arkëtuar paratë që menaxhojnë sistemin.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?