Nëse nuk ishit në eventin e fundit të KINO, keni humbur një nga përvojat më të veçanta kulturore të këtij viti. “Traces” nuk ishte një event i zakonshëm, ishte një eksperiencë që ndërthuri artin, teknologjinë dhe emocionet njerëzore në një format që rrallëherë shihet në Shqipëri.
Eventi ishte i ndarë në pesë përvoja tematike—Kujtesa, Eksplorimi, Ndjenjat, Lidhja dhe Evolucion, secila përfaqësuar nga një vepër arti mahnitëse e ekspozuar në pika strategjike në KINO.
Ajo që e bënte këtë përvojë vërtet të veçantë ishte përdorimi i projection mapping dinamik, i cili sillte në jetë veprat e paplota të artit, duke ftuar të pranishmit të zbulonin pjesët që mungonin përmes eksplorimit.
Të ftuarit hynin nëpërmjet një tuneli me dritë të kaltër, duke vendosur menjëherë tonin për një mbrëmje gjithëpërfshirëse. Përvoja VR lejonte pjesëmarrësit të “pikturonin” në një hapësirë 3D, duke manipuluar valët e zërit dhe teksturat për të krijuar peizazhe zanore të personalizuara. Ndërkohë, photobooth-i ofronte sfondin perfekt për foto të paharrueshme.
IQOS u integrua në mënyrë të shkëlqyer në event, duke ofruar personalizim për pajisjet me dizajne ekskluzive të frymëzuara nga tema e eventit. Ky stacion personalizimi ishte shumë i pëlqyer nga të pranishmit, duke i lejuar ata të merrnin në shtëpi një kujtim unik.
Është e qartë që kjo seri ka vendosur një standard të ri për përvojat kulturore në Tiranë.
