Jack Grealish dhe Rodrygo, fotomontazh

Sport

Everton arrin marrëveshjen për huazimin e Jack Grealish, hapet rruga për kalimin e Rodrygos te Man. City

12 Gusht, 12:35| Përditesimi: 12 Gusht, 12:43

  • Share

Everton ka arritur një akord me Manchester Cityn për huazimin e mesfushorit-sulmues Jack Grealish për sezonin 2025-26. Marrëveshja parashikon që 29-vjeçari të kalojë të gjithë sezonin në “Hill Dickinson Stadium”, me klubin nga Liverpool që do të mbulojë pjesën më të madhe të pagës së tij.

I lënë jashtë skuadrës së Manchester Cityt për Kupën e Botës për Klube, Grealish kërkonte një ambient të ri ku mund të siguronte më shumë minuta loje. Në edicionin e kaluar, ai u aktivizua vetëm në shtatë ndeshje të Premier League, gjë që e shtyu të kërkonte një sfidë të re për të rritur shanset e përfshirjes në listën e Anglisë për Botërorin.

Kjo lëvizje e bën atë përforcimin e gjashtë të Evertonit gjatë kësaj vere, duke shtuar cilësi në repartin sulmues të skuadrës së David Moyes. Sipas marrëveshjes, nuk përfshihet opsioni i blerjes përfundimtare.

Tanimë Guardiola nuk pritet të qëndrojë 'duarkryq', teksa Rodrygo i Real Madrid është synimi i tij i verës te Man. City.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?