ANGLI - Përfundon zyrtarisht aventura e Armando Brojës te Evertoni. Sulmuesi shqiptar e mbyll huazimin e tij pas disa muajsh në “Goodison Park”, ndërsa klubi anglez kishte shfaqur interes për ta blerë përfundimisht nga Chelsea. Megjithatë, për shkak të kërkesave të larta financiare nga londinezët, marrëveshja nuk u arrit.
Vendimi zyrtar për fundin e bashkëpunimit ka ardhur sot, me klubin i cili ka njoftuar largimin e tij, ashtu si edhe të Jack Herrison, Casper Lindstrom dhe Orel Mangala.
“Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë lojtarët tanë të huazuar për kontributin e tyre në përmirësimet që kemi arritur në fushë. Ata treguan përkushtim dhe profesionalizëm të lartë gjatë gjithë qëndrimit në klub. I urojmë Jack, Jesper, Orel dhe Armando të gjitha të mirat në karrierën e tyre”, tha trajneri David Moyes.
Ndërkohë që reagoi edhe klubi i Everton. “Broja iu bashkua Evertonit në ditën e fundit të merkatos së verës së kaluar nga Chelsea dhe luajti 11 ndeshje”, shkruhej në njoftimin e klubit për këtë aventurë të Brojës që për fat të keq u ndikua nga dëmtimet e vazhdueshme të sulmuesit të kombëtares shqiptare.
Komente
