Sali Berisha dhe Evi Kokalari

Politikë

Evi Kokalari: Ai është Sali Berisha për ju o budallenj, jo për mua! Babai im i ka dhënë mësim, por ai adhuronte kushëririn tonë diktator

23 Maj, 11:42| Përditesimi: 23 Maj, 11:52

  • Share

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka replikuar me ata të militantë të PD-së, që e sulmojnë pse merret me Sali Berishën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Kokalari shprehet se Berisha, i cili ishte një student i babait të saj në Fakultetin e Mjekësisë, Prof. Docent & Dr. Petrit Kokalarit, adhuronte Enver Hoxhën.

Më tej ajo nënvizon se për të ndryshe nga militantët e PD-së është një element shtesë i mbetjes se regjimit të shkuar, që në këtë pikë duhet pastruar.

“Me shumë respekt dua t'ju kujtoj atyre që më shkruajnë privatisht që "është Sali Berisha ai o budallenj", se vij nga ajo familje që juve j'u dha dhe Enver Hoxhën dhe Musine Kokalarin në të njëjtën kohë, plus 20-të tjerë që nga frika e forcës së tyre intelektuale, kushëriri i madh i persekutoi deri në palcë.

Në ndryshim, Sali Berisha, që ishte gjithashtu një student i babait tim në Fakultetin e Mjekësisë, Prof. Docent & Dr. Petrit Kokalarit, ai - pra Berisha - adhuronte kushëririn e madh në një kohë që shumica, fut këtu dhe tim atë, ishin distancuar dhe larguar nga vëmendja e kupolës komuniste të vendit dhe fokusoheshim tek mbijetesa e brezave.

Ndosha ai është Sali Berisha për ju o budallenjë, por gjërat nga ku qëndroj unë, duken ndryshe, shumë ndryshe, dhe për t'u shprehur super qartë, për mua është një element shtesë i mbetjes se regjimit të shkuar, që në këtë pikë duhet pastruar.

Këtë që bëj për PD-në, nuk është për karrierë politike, ndryshe do të kisha pranuar pozicionin e nën-kryetares kur Berisha ma ofroi përpara Kuvendit të 2022. Këtë e ka thënë Berisha vet në një intervistë të dhënë dhe nuk po e them unë.

Ajo që dua të bej nuk është vetëm për PD-në, por për vendin, dhe PD-ja është mekanizmi i duhur për këtë punë. Në këtë pikë, e ndjejë obligim të mbaroj ç'ka nisën kushërinjtë e mi: pastrim total të mentalitetit komunist, shkatërimin e plotë të kupolës së regjimit post-komunist, dhe pse jo shkatërrimin e Partisë së Punës së Shqipërisë, që është akoma në ekzistencë sot dhe kësaj dite.

Berisha thjeshtë më futi në lojë kur nuk ishte aspak në radarin tim. Ironia është vështirë mos të të bjerë në sy! Nëse dikush ka takatin, energjinë dhe pasionin tim, të dal dhe ta marrë PD-në dhe ta kryesojë këtë luftë, por nëse do thoni se nuk ju lë Berisha, ju nuk jeni për këtë punë. Në këtë pikë ka vetëm një rrugë: Përpara dhe gjithmonë DJATHTAS”, shkruan ajo.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ina: 23/05/2025 18:15

    Sado i urryer eshte sali krimineli, eshte e pamundur te lexoj artikullin e kesaj palo aktivisteje qe e nis gjithmone me sharje ndaj lexuesve, si budallenj, idjote etj. Le ta vazhdoje leximin kush ndihet i tille e ka nevoje te mesoje nga kjo femer vulgare se ca soji eshte sali berisha

    Përgjigju
  • Mandi: 23/05/2025 13:06

    Duhet te ike urgjentisht ky ish komunist i provuar, konsumuar dhe ikur me vote, non grata dhe ne moshe te thyer, qe i mori ne qafe demokratet. Po punon vetem per familjen e tij dhe nje grusht njerezish te shpures se tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?