Sali Berisha dhe Evi Kokalari

Politikë

Evi Kokalari - Berishës: S’ka më LaCivita që të shpëton! S’të vodhi Rama vota, humbe se vodhe vetë demokratët

12 Maj, 15:31| Përditesimi: 12 Maj, 15:40

  • Share

Aktivistja Evi Kokalari ka akuzuar drejtpërdrejt Sali Berishën për humbjen në zgjedhjet e fundit.

Përmes një reagimi në facebook, Kokalari shkruan se faji për humbjen e PD-së nuk është tek manipulimet e Edi Ramës.

“Masakër elektorale!

Sali Berisha nuk humbe se të vodhi vota Rama. Humbe se vodhe ti demokratët nga meritokracia dhe turp që re 13% nga zgjedhjet e 2021!!

Të thamë s’ka LaCivita që të shpëton, por vazhdo bjeri murit me kokë, se ke marrë nje popull në qafë.

Gjithsesi, sa të vlen lëkura, e pamë me këtë humbje fatale të demokracisë shterpë që ofron.

Prapë nuk e kupton, në 2021 nuk ishe ti shpresa. Isha unë”, shkruan Kokalari.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • asolingo: 12/05/2025 16:25

    Një ndikim në fitoren e Ramës ka dhe Kokalari dhe bravo për gjithçka që nxori në dritë se të qe për këta tanët flenë gjumë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: