Sali Berisha dhe Evi Kokalari

Evi Kokalari: Demokratët e Rithemelimit të heshtin ose të sjellin fakte për pafajësinë e klanit Berisha për ortakërinë te kulla

8 Gusht 2023, 21:22| Përditesimi: 8 Gusht 2023, 21:30

  • Share

Ish mbështetësja e Sali Berishës, Evi Kokalari u është drejtuar me një kërkesë deputetëve të Rithemelimit. Ajo u ka kërkuar që të heshtin ose të sjellin fakte që garantojnë pafajësinë e klanit Berisha për ortakërinë te kulla pas Teatrit të Operës e Baletit.

Në një shënim në Facebook ajo shkruan se demokratët e rithemelimit duhet të heshtin pas mundësimit të pazareve të muajve të fundit.

Ajo shkruan se kështu nuk mund të ecet më përpara dhe se shqiptarët nuk i kanë asnjë borxh Rithemelimit.

“Gjëja më me mënd që mund të bëjnë demokratët e rithemelimit, të cilët mundësuan pazaret e muajve të fundit, është të heshtin!!! Nëse nuk keni fakte që garantojnë pafajësinë e klanit të Berishës për ortakëri tek kulla, mbani qetësi të plotë, sepse ky popull s’ju ka asnjë borxh. Boll më! Kështu nuk ecet përpara!” – shkruan ajo.

Kokalari reagoi edhe më herët sa i takon kësaj çështjeje. Madje ajo tha se ky projekt është aq i madh sa në këmbim kanë shitur edhe zgjedhjet e 14 majit që ikën dhe ato të 2025-ës.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nasi: 08/08/2023 22:05

    Vertet per te qeshur dhe qare se si degjeneron tellalli propogandistik i regjimit ramist. Sot qenkan te gjithe me vike sjellje jo te kritikojne organin kompetent te veshur me diskrecion ekzekutiv aprovues por, yhyyyy, Berishen meqe ndertuesit jane afer tij. Madje edhe shoqen e shoqes Kim e kane cuar prej amerike...

    Përgjigju
  • Mario: 08/08/2023 21:47

    Berisha te pezulloje projektin personal dhe ofroje truallin si pjese te lulishtes prapa Tob me vullnet te lire duke hequr dore nga te gjitha angazhimet juridike pronesore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?