Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, i ka kërkuar publikisht SPAK-ut, por edhe institucioneve amerikane, që të hetojnë veprimtarinë e deputetit Fatmir Mediu në lobime, si dhe origjinën e parave të tij.
Me një postim të radhës në faqen e saj në rrjetin social Facebook, Kokalari nënvizon se ka ardhur koha që të verifikohen aktivitetet e Mediut, si në Shqipëri, ashtu edhe në SHBA.
Ajo thekson edhe lidhjen Mediu-Shkelzen Berisha në Gërdec, teksa në fund i bën thirrje SPAK-ut për zgjim.
Postimi i plotë i Evi Kokalarit:
“Ka ardhur koha të shohim pak thellë në aktivitetet e Fatmir Mediut, si në Shqipëri, ashtu dhe në Amerikë. Nga buron gjithë ky lek për një politikan të papunë, që është gjithë kohën duke lobuar?
Faktin që Mediu ka qenë Ministri që aprovoi shitjen e municioneve kineze, përkundrejt kontratës së Departamentit të Mbrojtjes me Efraim Diveroli dhe David Pakouz, ja ka bërë të qartë këtyre 'miqve' që takon në Amerikë, psh. Ratcliff, shefin e CIA-s, apo të gjej unë mundësinë t'ja vë në dorë dokumentet?
Qeveria e Berishës, e kryesuar nga i biri dhe Fatmir Mediu, mashtroi qeverinë Amerikane, duke ndryshuar amballazhimin e fishekëve që të fshinte faktin që ishin prodhim kinez. Kontrata ndalonte rreptësisht prodhimet Ruse dhe Kineze.
Gjithashtu, gjithë ai lek i mbledhur nga kjo kontratë (gati $100 milionë ishte pjesa e fishekëve në Shqipëri), ku shkoi? Do zgjohet SPAK a si?”.
Postimi i Evi Kokalarit në Facebook
Komente

F Mediu mik i ngushte me akil pano. E njejta pyetje duhet te shtrohet edhe per mashtruesin klasik akil pano: Ku i gjen Akil Pano gjithë ato lekë për lobim në SHBA?
PërgjigjuPo Akili mos valle eshte edhe pastor??? Se njerzit qe predikojne fjalen e zotit nuk vjedhin nuk mashtrojne apo jo si thoni ju te nderuar dhe te mashtruar te perjetshem
Sa per spakun lere se spaku nuke fuksonon per ata qe shiten shqiperine spaku meret me ps jo me pd spaku eshte korupsioni numer nje se kuptoj ti je nje zonje e zgjuar cfare po bene spaku me sali berishe???????
Përgjigju