Evi Kokalari

Politikë

Evi Kokalari: Gazetari që përmendi Berishën në Kongres i zhgënjyer, s’i kishte shpjeguar të vërtetën e ‘non gratës’! Amerikanët mund të duken naivë, por s’janë budallenj

2 Mars, 21:48| Përditesimi: 2 Mars, 21:54

  • Share

Aktivistja Evi Kokalari zbulon të tjera prapaskena të mashtrimeve të kreut të PD-së, Sali Berisha, në lidhje me ‘non gratën’ dhe mënyrën se si po ai po manipulon deri në Kongres.

Ajo deklaroi me një postim të radhës sot (2 Mars) në faqen e saj në rrjetin social Facebook, se gazetari që ka folur në Kongres për Berishën ka mbetur i zhgënjyer, pasi ai nuk i ka shpjeguar të vërtetën e “Non Gratës”. 

Ndërkaq, në dy postime të tjera, Kokalari sulmon edhe Edith Harxhin, si dhe tregoi prapaskenën e dorëheqjes së Sali Berishës në 2013.

Postimi i parë i Evi Kokalarit:

“Pata një bisedë të gjatë me Tyler O'Neil mbrëmë, gazetarin që dha dëshminë në Kongres dhe përmendi Berishën si kreun e opozitës që është 'persekutuar' nga Sorosi.

Tyler është mëse i qartë tashmë, siç është dhe Marjorie Taylor Greene. Tashmë, mbetet ata të Uashington Examiner.

Berisha duhet të kuptojë se të gjithë këta zhgënjehen kur mësojnë që realiteti që i keni servirur është në fakt shumë larg aktualitetit.

Ajo falja publike por dhe private që i kërkoi NY Times, nuk duket se e ka ftilluar Berishën. Amerikanët mund të duken naive, por budallenj nuk janë”.

Postimi i Eci Kokalarit për gazetarin amerikan

Postimi i dytë:

“Lëvizja ‘Shqipëria bëhet’ dhe lëvizja e Goxhajt bashkë me “pastorin” filluan sapo dola unë veç nga Berisha me lëvizjen konservatore.

Sot janë nëpër listat dhe koalicionet e Berishës.

Ja u thashë atëherë dhe ja u them dhe sot, këta u vunë në lëvizje për të mbrojtur Berishën dhe po me Berishën do ikin. Të gjithë. Sidomos pseudo konservatoret e rithemelimit që janë disa nga njerëzit me hipokritë që kam ndeshur në jetë - të kryesuar nga Edith Harxhi”.

Postimi i tretë:

“E keni menduar ndonjëherë pse dha dorëheqjen Berisha në 2013?

Pyeteni për detajet e marrëveshjes së tij me George Soros.

Aty e keni përgjigjen!

Mashtrues të pacipë. Fakti që nënvleresuat inteligjencën e shumë nga ne, flet qartë për nivelin e idiotllikut tuaj. Ne ju dhamë benefitin e dyshimit, siç i themi këtej. Tashti po mundoheni të gënjeni Kongresin Amerikan se gjëmën ja u paska bërë Sorosi.

Soros dëm i bëri Shqipërisë dhe derën ja hapet ju vetë. Ka ardhur koha që dhe me Sorosin të ikni dhe ju, të gjithë, fut Ramën, Veliajn, Berishën dhe të gjithë sorosistët që keni në krye të PD-së”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ODA: 03/03/2025 08:55

    Moj po keta ameriknet e tu kaq te drejte si fliskan per dike pa e konfirmuar cfare pa flasin???!!!! Apo lavazh truri me propagande e patos dhe mjaftohen me te???Del gjithe ai burre dhe mbron para nje senati pa fakte dhe na qenka i zgjuar????!!!

    Përgjigju
  • Bravo: 03/03/2025 04:53

    Uaaaa Evi, Cako femer e Shqipërisë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?