Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar me tone të ashpra ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pas deklaratës së këtij të fundit për vrasjen e Charlie Kirk në SHBA. Në një postim në profilin e saj në rrjetin social X, Kokalari i kërkon Berishës të mos përdorë emrin e Kirk, duke e akuzuar atë për hipokrizi dhe për një sërë veprimesh politike që, sipas saj, kanë dëmtuar Shqipërinë dhe kauzën konservatore.
Kokalari sjell në vëmendje anëtarësimin e Shqipërisë në Konferencën Islamike, akuzat për dhunë në Parlament, lidhjet me George Soros, si edhe një incident të vitit 1997 me ambasadoren amerikane Marisa Lino. Ajo e konsideron Berishën si shkaktar të pengmarrjes së konservatorizmit në Shqipëri dhe i bën thirrje të qëndrojë në heshtje.
"Rri jashtë kësaj radhe, të lutem,
@saliberisha_
Më beso kur them se familjes dhe miqve të Charlie Kirk nuk u duhen ngushëllime nga dikush që përfaqëson gjithçka ndaj së cilës Charlie ishte kundër.
Ke mbajtur peng konservatorizmin në Shqipëri për 34 vitet e fundit dhe u përpoqe të minoje atë që unë përfaqësoja kur të erdha në ndihmë në vitin 2021, që ishte lëvizja MAGA.
Pate guximin të bësh Shqipërinë anëtare të Konferencës Islamike, duke shpërfillur të parët tanë dhe vlerat e krishtera. Shqipëria do të tërhiqet nga ajo organizatë sapo të bëhem Kryeministër.
Ke nxitur dhunë dhe shkatërrim gjatë katër viteve të fundit, duke vënë shpesh zjarr në Parlamentin e Shqipërisë.
Ke mashtruar republikanët në SHBA për sanksionet që thua se të ka vendosur George Soros. Në të vërtetë, ti ishe ai që e ftove personalisht Soros-in në Shqipëri, dhe sot shumë nga bashkëpunëtorët e tu kryesorë mbështeten prej tij, megjithëse asnjëri prej tyre nuk është zgjedhur nga populli.
Sipas truprojave të tu, u ke urdhëruar të sulmonin makinën e ambasadores amerikane Marisa Lino diku në vitin 1997.
Ti je një hipokrit që duhet të rrish i heshtur dhe të mos përmendësh kurrë emrin e Charlie Kirk.
Për njerëz si ti, Charlie Kirk është si një prift që duhet të kryejë një ekzorcizëm.
Individë si ti janë arsyeja pse figura si Charlie Kirk shënjestrohen, dhe ka me dhjetëra tregime në Shqipëri për akte të tilla që i ke kryer, drejtpërdrejt ose tërthorazi.
Prandaj, ulu dhe hesht. Pate një shans për shlyerje në vitin 2021, dhe e humbe." - shkruan Kokalari në X.
Komente
