Armina Mevlani me varëse Tiffany, foto arkiv

Politikë

Evi Kokalari: Pse nuk flas për Veliajn? Shikoni nusen e Sali Berishës, varëse e vathë Tiffany me vlerë 30 mijë dollarë, çanta e këpucë Bottega deri në 5 mijë dollarë

22 Shkurt, 16:17| Përditesimi: 22 Shkurt, 16:20

  • Share

TIRANË- Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari në një postim në Facebok i është përgjigjur akuzave se është e blerë nga Edi Rama. Ndërsa flet mbi akuzat që janë bërë në drejtim të saj se përse nuk komenton arrestimin e Erion Veliajt, Kokalari kujdeset të thotë se ndërsa flitet për fustanet e Xoxës, nuk duhet harruar luksi i shfrenuar i nuses së Sali Berishës, Armina Mevlani.

Kokalari shkruan se nusja e Berishës ka varëse dhe vathë të markës luksoze Tiffany’s, me çmime që arrijnë deri në $30,000, si dhe çanta dhe këpucë Bottega që shkojnë nga $1000 deri në $5000 apo fustanet Dolce & Gabbana deri $2000.

“Ilir Meta ishte shprehur njëherë privatish: Nëse Evi do të blehej, do kishim zgjidhur shumë probleme. Akuzat tuaja për shitje-blerje të integritetit tim deri tani janë si më poshtë:

Në 2021 më bleu Berisha. Në 2023, më bleu Veliaj. Në 2025, më bleu Rama. Dhe nuk merrni mundimin të logjikoni se ndoshta kjo thjesht nuk blihet, dhe kjo është arsyeja pse flet hapur!!

Ajo çfarë kuptova gjatë kohës që isha afër PD-së, ishte se pa hequr Berishën e Metën, nuk heqim dot Ramën. Pse s'flas për Veliajn? (Akuzë më vete kjo). Personalisht, s’e kam parë kurrë si faktor për më tepër, kur duket qartë që Veliaj ka problemet e veta me Ramën. Energjinë harxhojmë tek Veliaj, kur Veliaj ka shans të bëhet kryeministër, por a ka shanse të tilla?

Për më tepër, ju flisni për fustanet e gruas së Veliajt, por ju ftoj të vizitoni faqen e Instagramit të nuses së Berishës – varset dhe vetet e Tiffany’s nga $30,000. Çanta dhe këpucë Bottega ($1000-$5000), fustanet e Dolce & Gabbana $2000+.

Prandaj them, korrupsion me korrupsion nuk luftohet. Rama do të ikte shumë lehtë po të kishte një kundërshtar që realisht është i pa bërë pis. Po lufta e Berishës dhe e Metës, qartazi është thjesht për rotacion pushteti.

Fakti që komentoni se unë jam e blerë dhe s'kuptoni realitetin, është dhe realiteti më i hidhur, sepse ju jeni ata që mbani të gjithë kupolën e këtyre në funksion", shkruan Kokalari. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sali kryekomunisti: 01/03/2025 00:42

    Popull hipokrit e zemerkeq. Ju thoni qe berisha ska gje te vjedhi te bej korrupsion kurse kta sduhet te vjedhin! Kjoneshte diferenca nga ne qe themi kushdo qoft qe prek djersen e kti popull le te kalbet ne burg i majt apo i djathte qoft ne zjarrin e ferrit u djegshin.Ahhh tr mjere harroni se po rrisni femije ktu dhe po nuk kishte rregull ne ket vend te eger ska garanci as jeta.

    Përgjigju
  • Nardi: 24/02/2025 21:40

    Po brevet ja ke pare Evi sa dollar I ka bler

    Përgjigju
  • liria: 24/02/2025 13:56

    KE TE DREJTE EVI,,,KETA DUHEN VARUR TE GJITHE....

    Përgjigju
  • Drejtperdrejt: 23/02/2025 11:51

    Mesa duket paske marre edhe ti disa dengje me para nga ky kryehajduti I Tiranes

    Përgjigju
  • Iris: 23/02/2025 05:54

    Nuk eshte se nuk u bleve,me sakte eshte qe s'pranuan te te blinin,Berisha konkretisht,se tek ai vajte dhe u ofrove ca kohe.Besoj se ju kujtohet kur kjo Kokalari zihej e /perleshej/ me kedo qe neperkembte emrin e Berishes.Nuk e di cfare ndodhi,kush ishte shkaku e pse,por kjo zonja nje dite u ngrys militantja me e flakte e Berishes e u gdhi armiku me i perbetuar i tij.Sa per te tjerat qe shkruan me siper,jam dakord,por sic thashe nuk duhet te hiqet si /virgjereshe/.

    Përgjigju
  • Gjergji: 22/02/2025 21:44

    A ja vlen të merresh me këtë Kokalarin? O popull shiko hallet tënde.

    Përgjigju
  • XXX: 22/02/2025 20:48

    Zonja Kokalari nuk u be leve e askujt ne Shqiperi.Tani ajo eshte kundra ose kritikuese e te terve.Dikush thote se u prishen ne pazaret .Sido qe te jete puna qendrimi kritik i asaj eshte per t'u vleresue.

    Përgjigju
  • Tipi: 22/02/2025 20:34

    Prandaj i shkojnë prapa Saliut për t'u pasuruar me bishuteri të shtjejta

    Përgjigju
  • Shirok: 22/02/2025 19:43

    Ke te drejt Evi e nerume por ata qe I shkojn mrapa Berishes ju kan ba shplamje truni.

    Përgjigju
  • Edlira: 22/02/2025 19:13

    Po moj zonje po Berisha ka 20 vjet qe nu ka eshte ne pushtet

    Përgjigju
    • Larti: 24/02/2025 10:51

      Berishes nuk kane se cfare ti bejne , sepse ka aq shume para sa po blen dhe Amerikanet.

    • Deni: 23/02/2025 08:38

      hahahahahhahaha cfare pergjigje mediokre…si nuk ju vjen keq per veten…wow nivel qe le per te deshiruar

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?