Evi Kokalari dhe Sali Berisha

Politikë

Evi Kokalari: Raportimi për Berishën në Kongres, nga një gazetare e paguar! Saliu s’e fsheh dot korrupsionin, së shpejti një letër DOGE për gënjeshtrat e tij

28 Shkurt, 12:11| Përditesimi: 28 Shkurt, 12:17

  • Share

Aktivistja Evi Kokalari shkruan se në dëshminë e tij në Kongresin amerikan, Tyler O'Neill, që përmendi edhe rastin e Sali Berishës, i referohet një gazetareje dhe një faqeje që e nxjerr veç portali i kreut të PD-së.

Sipas postimit të saj të radhës në Facebook, ai nuk kishte asnjë fakt për “puçin sorosian” ndaj Berishës, por thjesht iu referohej disa shkrimeve.

Ajo e quan përpjekje të Berishës për të fshehur korrupsionin e tij në qeverinë amerikane, duke përdorur DOGE nëpërmjet një gazetareje të paguar. Dhe lajmëron se së shpejti DOGE dhe Taylor Greene do i dërgohet një letër shpjeguese, që “të mos bazohen te gënjeshtrat e Berishës”.

Postimi i plotë i Evi Kokalarit:

poshtë gjeni dëshminë e plotë e Tyler O'Neill në Kongres, ku qartazi shkruan se informacioni për Berishën është marrë nga një artikull i Tiana Lowe Doescher, të Washington Examiner.

Tiana, që deri dje në bio e saj kishte 'analist ekonomik', është ngritur profesionalisht, falë artikullit të saj për Berishën. Tiana gjithashtu i është drejtuar SPAK si organizate kriminale, të njëjtat fjale që Berisha ka përdorur nëpër media.

Gjithsesi, një letër shpjeguese do e ketë në dorë nesër Marjorie Taylor Greene, që në të ardhmen DOGE dhe komiteti i saj në Kongres, mos bazohet tek gënjeshtrat e Berishës.

DOGE po bën punë fantastike për të pastruar korrupsionin në qeverinë amerikane dhe nëse Berisha mendon se do fshehë korrupsionin e tij nëpërmjet DOGE, realisht më duhet të them se është 'delusional'”

Postimi i Evi Kokalarit në Facebook

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?